E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: “Në këtë vend gjykohet patriotizmi dhe jo Gërdeci”



Erion Veliaj dhe aktivistë të G99-s udhëtuan dje drejt Tepelenës për të mbështetur protestën e qytetarëve që kanë dalë në mbrojtje të dy të rinjve, Orgen Hasanbegajt dhe Luan Halilit. Këta të rinj akuzohen në mënyrë absurde nga Prokuroria e Tepelenës për organizimin e një proteste civile në fshatin Toc të Tepelenës kundër veprimeve antishqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Veliaj foli për turmën e qytetarëve që mbante flamuj shqiptarë në duar duke mbrojtur të drejtën kushtetuese të qytetarëve për t’u tubuar dhe shprehur e aq më tepër për çështje patriotike. “Berisha duhet të kuptojë që ngjyrat kuq e zi nuk kanë dalë nga moda dhe mos të sajojë gjyqe të kota ndaj qytetarëve ndërkohë që drejtësia shqiptare ende nuk ka sjellë në salla gjyqesh politikanët kriminelë dhe ministrat pa imunitet. Ne ende nuk kemi një gjyq për kriminelët e Gërdecit që vranë 26 veta, ndërkohë që trajtojmë si kriminelë ordinerë dy të rinj që mbajtën flamurin shqiptar. Shqipëria duhet ta kalojë inferioritetin ndaj grekëve dhe duhet të tregojë dinjitet kombëtar në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të saj”, - theksoi Veliaj.

29 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›