Mësuesi i fizkulturës që di përmendësh fjalimet e Enverit
Di përmendësh pothuajse të gjitha fjalimet e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë apo statutin e PD-së dhe qetësohet kur reciton pjesë të tyre.
TEPELENE/ PIRO NASE
Ky është tipari më i veçantë që e dallon 42-vjeçarin, Besnik Shehu mes 15 personave me aftësi të kufizuar në qendrën ditore “Dora e Ngrohtë”, në qytetin e Tepelenës. Ai është arsimuar në Tiranë në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, 18 vjet më parë, por tani ndodhet në këtë qendër, ku kalon pjesën më të madhe të ditës.
Drama e tij ka marrë spunto nga vdekja e të ëmës plot 13 vjet më parë, të cilën e ka përjetuar jashtë mase, derisa bëri “kontratë” me çekuilibrimin mendor. Gjendja e tij sot është e vajtueshme. Pa familje, ndonëse ka dy fëmijë dhe një grua, që nuk ia ka parë sytë prej plot 10 vjetësh. Për të hequr stresin e përditshëm ai merr udhën në mëngjes nga shtëpia e të vëllait, ku jeton e deri në qendër për të kaluar orët e ditës. Pasioni i tij është futbolli dhe muzika. Në pjesën më të madhe të ditës ai luan futboll në fushë loje me leva kukullash, duke zhvendosur vëmendjen herë pas here në televizor për të ndjekur këngë popullore. I vetmi shok që i qëndron pranë në çdo moment është Besmiri 22-vjeçar. Gara mes tyre është vizatimi i sa më tepër kafshëve dhe topave të futbollit. Megjithëse një garë mes dy personave jo normalë, ajo kurrë nuk përfundon konfliktuale. Në kontakt drejtpërsëdrejti me Besnikun është e vështirë të krijosh një miqësi. Kjo për edukatoret e kësaj qendre, shpjegohet me natyrën paksa agresive me të huajt që i shikon për herë të parë. Megjithatë, kur ngacmohet për citatet e Enver Hoxhës, ai përnjëherë ndryshon. “Grusht bashkuar rreth partisë”, “Lart flamujt e kongreseve”, “Ç’kërkon populli, bën partia”, “Populli në këmbë, partia në ballë” si dhe mjaft citate të tjera, Besniku i ka të “skalitura” në mendjen e tij, të cilat siç dhe thotë vetë, janë objekt frymëzimi. Në një moment relaksues, ai fillon të recitojë vargje të hershme, subjekti i të cilave merr spunto nga koha e sistemit të kaluar. “E kam mjaft të vështirë t’i harroj ato kohë, pasi për mua dhe të gjithë shqiptarët, kanë qenë me të vërtetë të arta, - shprehet Besniku. - Unë kam qenë mësues fizkulture dhe disiplina dikur ka qenë kryesore”. Për kujdestaren në këtë qendër Elona Zoto, Besniku ka një kujtesë të jashtëzakonshme, pasi mban mend pothuajse të gjitha fjalimet e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë nëpër kongrese të ndryshme. Përgjigjet e tij janë krejtësisht lakonike, në momentin kur pyetet se çfarë e bën atë që të mbajë mend dhe të recitojë fjalimet e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Ndërkohë që ngjarjet e fundit në vendin tonë, Besniku i ka përcjellë jo me indiferentizëm. “Ja çfarë solli demokracia, - thotë ai, - të vrarë e të plagosur, burra që fshihen nga e vërteta e hidhur”. Ky është refreni, që përsërit i sëmuri mendor, sa herë që shikon përmes televizorit ndonjë ngjarje me pasojë. Një e veçantë që e dallon Besnikun nga të tjerët madje dhe nga vetë normalët është fakti që ai, të gjitha programet politike të partive kryesore në vend i di përmendësh. Që nga statuti i Partisë Demokratike e deri tek ai i Ballit Kombëtar Demokrat, Besniku i thotë përmendësh, madje me pikë e presje. Një kujtesë, e cila është për t’u pasur zili, ka dhe anën tjetër të medaljes. Sëmundja dhe leximi i sa më tepër literature, kryesisht politike, e kanë shndërruar në një robot, i cili kur pyetet se ku qëndron ndryshimi ideologjik i njërës forcë politike nga tjetra, përgjigjet njëlloj sikur të ishte realizues i statutit dhe jo thjesht një lexues i radhës. “Kam dëshirë, – thotë Besniku, - që një ditë në ndonjë tubim politik, të flas duke thënë një ndër fjalimet e Enverit, sepse ato nuk dallojnë mjaft nga fjalimet e politikanëve të sotëm përsa i përket demagogjisë. Populli ishte atëherë që duartrokiste dhe i njëjti popull është ai i sotmi, që duartroket politikanët e sotëm duke konsumuar gënjeshtrat e radhës”.
Jeta e Besnik Shehut
Banorët e qytetit të Tepelenës, ku ka lindur dhe është rritur Besniku e njohin atë si person që i ka dhënë shumë qytetit të tij. Pasi mbaroi Institutin e Fizkulturës, ai u angazhua me klubet sportive të futbollit, duke qenë një ndër sportistët më të njohur të Tepelenës. Besniku mbahet mend për angazhimin në skuadrat e "Minatorit" të Memaliajt e më pas të Tepelenës.
Qendra "Dora e Ngrohtë"
Prej 1 viti, një shoqatë humanitare ka ngritur në qytetin e Tepelenës një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara. Qendra trajton rreth 25 persona, deri në 66 vjeç, duke u kujdesur për ta. Dy edukatore që punojnë në qendër i angazhojnë personat që frekuentojnë qendrën në projekte të ndryshme, lojëra, piktura, etj.