Vidhen materialet e firmës që ndërton urat e autostradës
KUKES - Vidhen materialet e firmës maqedonase, që po ndërton urat e autostradës Durrës-Morin.
Në policinë e Kukësit ka mbërritur denoncimi nga firma maqedonase "Granit", sipas të cilit asaj i janë vjedhur materiale të punës në afërsi të fshatit Gjegjan. Konkretisht Branko Nikovski, përfaqësues i firmës ka deklaruar se, i është vjedhur pompa e ujit, 28 bidonë me solucion për betonin, një sasi kabulli elektrik dhe materiale të tjera. Policia ka nisur kërkimet, ndërkohë që ndaj kësaj firme nuk kanë munguar dhe raste të tjera vjedhjesh. Firma në fjalë ka fituar tenderin për bërjen e urave në segmentin Kukës-Morin. Ura që duhet të ishin dorëzuar më 3 shkurt të këtij viti, por që ende janë në pikënisjen e tyre. Veç vonesave, gjatë kryerjes së punimeve një tjetër faktor për këtë shtyrje është dhe projekti, i cili ka ndryshuar duke i bërë urat 4-kalimshe. Nga ana tjetër, në polici ka pasur dhe ankesa prej udhëtarëve, të cilët kalojnë me makinat e tyre në aksin rrugor Kukës-Morin dhe anasjellas. Sipas tyre, firma në fjalë po punon pa asnjë mjet sigurie në rrugën e vjetër duke shembur masive shkëmbinjsh në rrugë për të bërë gjurmën e rrugës së re. Më kritike është situata në dyja anët e urës ekzistuese të uzinës. Këtu fadromat shembin shkëmbinj dhe masive dherash, duke i lëshuar në rrugë nga lartësi të mëdha. Nuk ka asnjë shenjë që tregon se këtu punohet apo kushte të tjera sigurie, ndërsa mungojnë shenjat dhe mjetet penguese. j.h