Firmat, deri 30 për qind të palicensuara

19/04/2005 Inspektorët „zotohen“ se s’do të jenë më tolerantë ndaj punëdhënësve
“Duhet të marrë fund informaliteti në tregun e punës dhe toleranca ndaj punëdhënësve që nuk respektojnë legjislacionin e punës, tha ministri. Duhet t’u bëhet e qartë të punësuarve se mungesa e siguracionit sot do të thotë mungesë pensioni për nesër dhe mohim i të drejtës për përfitime sociale si nga aksidentet, sëmundjet, barrëlindje etj.”, deklaroi dje ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, i cili prezantoi inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoriarit të Punës, Sokol Kraja. Me këtë rast ministri Bejtaj zhvilloi një takim me inspektorët e punës në Tiranë, ku kërkoi një impenjim më të madh nga Inspektoriati Shtetëror i Punës për të minimizuar informalitetin, punën e pasiguruar dhe evazionin për sigurimet shoqërore. Për këtë qëllim, përveç forcimit të rolit të inspektorëve dhe shtimin e kontrollit për subjektet private, Bejtaj kërkoi bashkëpunim më të madh midis strukturave shtetërore si Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë e Tatim-Taksave, deri te shkëmbimi i informacionit dhe partneriteti me forumet sindikale dhe të punëdhënësve. Informaliteti në tregun e punës vazhdon të ngelet problemi më i rëndësishëm i Inspektoriatit. Aktiviteti i Inspektoriatit Shtetëror të Punës (ISHP) fillon me regjistrimin e Subjekteve Ekonomike në të gjithë vendin. Nga viti ne vit është rritur numri i subjekteve të kontrolluara. Sipas të dhënave të ISHP, rezulton se mbi 20 për qind e aktiviteve private janë pa licensë, ndërsa në zonat rurale shkon deri te 30 për qind. Gjatë vitit 2004 ISHP kontrolloi 28.424 subjekte. Informaliteti në subjektet e ndërtimit, për shembull, llogaritet në masën 23 për qind: nga 13206 punëmarrës të evidentuar gjatë vitit të kaluar 3095 janë konstatuar në “punë të zezë”, ndërsa në subjektet e prodhimit të materialeve të ndërtimit informaliteti llogaritet 19 për qind ose nga 3737 punëmarrës të evidentuar 703 ishin ilegalë. Për shkelje të Legjislacionit të Punës gjatë vitit 2004 janë vendosur rreth 238 masa administrative me një vlerë 20.642.000 lekë. Nga kontrollet e ushtruara në ISHP në fushën e informalitetit rezultojnë një seri problemesh, ndër të cilat mund të përmendim: mosnjohja siç duhet nga ana e punëdhënësve e Legjislacionit të Punës, mungesa e dokumentacionit të mbajtur në subjekt, sidomos regjistrat dhe borderotë origjinale, kompromisi i punëmarësve me punëdhënësit në dëm të të parëve për mos të kërkuar siguracion, hartimi i dy listëpagesave për të shmangur detyrimet sipas pagës reale etj.
Sipas të dhënave
20% e aktiviteteve private pa licensë, në qytete
30% e aktiviteteve private pa licensë në fshatra
23% punonjës informalë në ndërtim
Problemet
1.Firmat punojnë me dy listpagesa, një e pagave reale, tjetra me pagat e punonjësit për të cilët paguhet siguracion
2.Firmat nuk mbajnë dokumentacione të rregullta
3. Kompromisi i punëdhënësve me punëmarrësit për të mos paguar siguracion
4. Punëdhënësit nuk njohin legjislacionin e punës