E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagjatura “garë” me filmat e Hollivudit

19/04/2005  Kinematografia

Në sallat e errëta të rezervuara vetëm për premiera, aty nis operimi më i egër për filmat hollivudianë. Pamjet e para transformohen në DVD ilegale duke u shpërndarë me pas online.

Nga vendi i ëndrrave të kinematografisë, muajt e fundit ka shpërthyer tregu i zi i videove, pak i kushtueshëm në treg dhe shumë i lehtë për t’u shkarkuar në rrjet.

Pikërisht, pasi ka vite që kanë rënë në erë të kësaj “tregtie” të egër, producentët e filmave hollivudianë kanë nisur të veprojnë me strategjitë e veta kundër palagjaturës. Në Nju Jork, sapo janë shuar dritat e Teatrit Lincoln. Vip-at dhe gazetarët janë në ankth për premierën botërore të "Spider-man 2" (dhe kushedi çfarë do të ndodhë për numrin 3, i cili është në përfundim e sipër). Askush nuk i vë re dy meshkujt me "vizionin e natës", vëzhguesit speciale të natës. "Janë engjëjt mbrojtës të filmave", tregon Paulo Simoes, menaxher i përgjithshëm i Sony picturës, "përpiqen të evitojnë që ndonje pirat, në hije, të regjistrojë imazhet, për ti shpërndarë më pas online në mënyrë ilegale".

Hajdutët e imazheve të para po trembin Hollivudin dhe nuk është një rastësi që filmat e mëdhenj dalin njëkohësisht në një numer të madh sallash: producentët e dinë se më shumë se 50% e fitimit vjen në fundjaven e parë të programimit. Pastaj fiton plagjatura. Kështu filmat e tjerë të mëdhenj që pritet të dalin, nga "Kryqëzata" të treguara nga Ridlei Skot tek i riu Spilberg tek i shumëprituri King Kong i Piter Xhekson do të dalin në tapet nëpër botë. Pasi, me tu vjedhur në sallë, filmi ndjek dy rrugë. Dyfishohet nga organizata kriminale dhe shpërndahet në DVD nëpër videoteka nën kosto: "Milion dollar baby", para se të dilte dhe të merrte katër çmime Oskar, mund të blihej me 5 euro në Europë ose të shkarkohej nga neteork "peer to peer", rrjete në të cilat gjenden rradhë të tëra me muzike, kinema, lojra e softeare.

Çdo ditë 500 mijë tituj shkarkohen nga interneti, ky është alarmi më i fundit i dhënë nga Mpaa (Motion picture association of America), shoqata që grumbullon shtëpitë me të mëdha filmike. Një e dhënë e cila konkretizohet me një humbje neto për tregun botëror prej më shumë se 7,7 miliard eurosh në vit. Ndërkohë që në Europë ka ligje që dënojne piratët e filmave në Shqipëri nuk ka një të tillë. "Dounlodimi i një filmi nga interneti është një krim. Eshte hiç gjë", shpjegon drejtuesi i parë Xhovani Pepe i Policisë së komunikimit Lombardia (Itali) "rrezikohet nga një në tre vjet burg dhe gjoba deri në 15 mijë euro". Në SHBA, Hollivudi po kërkon një zgjidhje të ligjshme: një ligj federal që t’i mbrojë më mirë filmat e tyre nga pirateria, të tjerë kanë filluar t’i bëjnë filmat e tyre dhe në DVD. Ndonëse informacioni mbi përhapjen paralel me Hollivudin të filmave në të gjithë Evropën, siç duket në vitet e fundit është shtrirë dhe në Lindje. Rrjeti i “agjenturës” hollivudiane për të zënë në kurth piraterinë duket se do akoma punë për të bërë, pasi bota e internetit i ka gllabëruar miliona dollarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›