Indeksimi i pagave i papërfillshëm

19/04/2005 Bejtaj: Pagat nuk do të indeksohen në prill, por në korrik së bashku me rritjen e tyre, pasi masa e indeksimit është tepër e ulët
Këtë muaj nuk do të ketë indeksim të pagave sipas rritjes së inflancionit. “Duke qenë se masa e indeksimit është e ulët, pasi këtë vit nuk pati rritje inflacioni të konsiderueshme, Qeveria ka menduar që indeksimi i pagave të bëhet njëkohësisht me rritjen e tyre, në muajin korrik”, deklaroi ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj. Sipas tij, po të bëhej tani ky indeksim nuk do të kishte fare peshë në pagë, do të ishte rritje e ulët. Indeksimi është llogaritur të jetë 2.9 për qind.
Vjet indeksimi më 1 prill
Vitin e kaluar u bë indeksimi i pagave, pra u rritën me 3.4 për qind më 1 prill, ndërsa pensionet u indeksuan me 4.3 për qind. Llogaritja e indeksimit të pagës bëhet në bazë të një formule të posaçme, që ka si bazë rritjen e inflacionit. Këtë llogaritje e kryejnë specialistët e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Ndërkohë në muajin korrik, në plan-buxhetin e miratuar në fillim të këtij viti, është llogaritur që më 1 korrik pagat të rriten me 8 për qind, ndërkohë që vjet janë rritur mesatarisht 10 për qind (ka patur rritje të diferencuar për mësuesit).
Këtë vit më pak rritje page
Kështu, 10 për qind plus 3.4 për qind vjet, pagat e buxhetorëve janë shtuar me 13.4 për qind. Ndërsa këtë vit mendohet që indeksimi të jetë 2.9 për qind, plus 8 për qind që është rritja e pagës, rrjedhimisht buxhetorët pas korrikut do të marrin 10.9 për qind rrogë më tepër. Vitin e kaluar u tha se indeksimi i pagave do të jetë i përvitshëm. Më 1 korrik edhe pensionet është parshikuar të rriten sërish 10 për qind për qytetin, 20 për qind për fshatin. Vendi ynë ka 110 mijë punonjës buxhetorë, që përfitojnë rritje page dhe rreth 554 mijë pensionistë.
Për vitin 2005:
Buxhetorët
2.9% rritja e pagave për efekt inflacioni
8% rritja e pagave më 1 korrik
110 mijë punonjës buxhetorë përfitojnë
Pensionistët
10% rritja e pensioneve të qytetit
20% pensionet e fshatit
554 mijë pensionistë përfitojnë