E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja procedurat, për student në Itali

19/04/2005  Ministria e Arsimit në Itali ka nxjerrë rregulloren për të studiuar në një nga universitetet italiane

Kujdes formularin që duhet të plotësoni dhe dokumentet t’i dërgoni brenda afateve

Ministria e Arsimit ka miratuar procedurat për regjistrimin e studentëve të huaj, përfshirë dhe ata shqiptarë pranë universiteteve italiane.

Teksti i këtij udhëzimi dhe lista e degëve të disponueshme, mund të konsultohen dhe në faqen e internetit të kësaj Ministrie, në adresën: www.MIUR.IT, opsioni Universita.

Studentët brenda juridiksionit të kancelarisë konsullore të ambasadës itliane në Tiranë, të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një universiteti italian duhet të dërgojnë një zarf, ta sjellin personalisht dorazi pranë sportelit të kësaj ambasade, që ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar, ose ta dërgojnë me postë në destinacionin: Ambasada Italiane, Kancelaria Konsullore, rruga: “Lek Dukagjini”, nr.2, zyra e regjistrimeve universitare, Tiranë brenda datës 18 maj 2005 dhe jo më vonë në këtë listë dokumentesh:

Brenda zarfit duhet të jenë:

Formulari i regjistrimit i plotësuar në çdo pjesë të tij, sipas modelit të ilustruar. Bëni kujdes me faktin që në këtë formular ndër të tjera, të shkruhet në mënyrë të qartë vetëm një fakultet dhe një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni.

Kujdes

Fakulteti dhe dega e përzgjedhur që në fillim nuk duhet të ndryshoj më. Për zgjedhjen e fakultetit dhe degës, mund të konsultoheni në listën e publikuar në adresën e internetit http//offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2005/.

Titulli i studimit

Studentët që kanë mbaruar shkollën e mesme, duhet të fusin në zarf dëftesën e pjekurisë në origjinal, nëse e kanë humbur atë, atëherë vendosni në zarf një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e maturës se bashku me ato dhe të provimeve të maturës.

Studentët, të cilët ndodhen aktualisht në fund të shkollës së mesme dhe gjatë verës 2005 marrin diplomën, do të fusin në zarf vërtetimin me nota, me notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim. Pra, të vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të semestrit të parë të vitit të katërt. Këta studentë sapo të marrin në dorëzim Dëftesën e Pjekurisë nga shkolla e mesme shqiptare duhet që në mënyrë të detyrueshme origjinalin ta dërgojnë në ambasadë, si dhe dy fotokopje të plota të saj. Dëftesën duhet ta dërgojnë brenda datës 20 korrik 2005 dhe jo më vonë, ndryshe do të skaulifikohen, pavarësisht nga faza ku do të ketë arritur aplikimi i tyre.

Në Tiranë do të dorëzojnë dokumentet maturantët nga rrethet Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Vendbanimi përcaktohet nga rrethi i cili ka lëshuar pasaportën e studentit.

Rregullat e dokumentacionit

Kujdes Titulli i studimit(dëftesa e pjekurisë) duhet patjetër të jetë:

Origjinali: I firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit.

Po ky origjinal: I përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, përfshirë përkthimin e konfirmimeve me formë dhe vulë të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, më pas i noterizuar dhe në fund i legalizuar në Ministrinë e Jashtme.

Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund të jetë legalizuar në Minsitrinë e Jashtme Shqiptare, duhet t’i bëhen 2 (dy) fotokopje të plota të të gjitha fletëve, ku të përfshihen saktësisht, fotokopja e plotë e dëftesës, përfshirë dy vulat dhe firmat e Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, përkthimi i dëftesës, noterizimi te noteri dhe vula e legalizimit në Ministrinë e Jashtme. Pra, me pak fjalë, të dy fotokopjet duhet të jenë të plota dhe të përfshijnë çdo fletë, që ka lidhje me Dëftesën e Pjekurisë, apo vërtetimin zëvendësues për ata që e kanë humbur këtë dëftesë ose me vërtetimin me nota, për ata që frekuentojnë akoma vitin e katërt të shkollës së mesme.

1 (një) fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës

2 (dy) fotografi me ngjyra format pasaporte

Nëse dispononi çertifikatë të njohjes së gjuhës italiane plus 2 (dy) fotokopje të thjeshta të lëshuara nga këto unviersitete italiane: Perugia, Roma Tre. Siena.

Mbi zarfe:

Duhet të shënohet qartë dhe me gërma të mëdha:

Emri dhe mbiemri i studentit

Universiteti, Fakulteti, Dega

Adresa e saktë ku banoni, numër telefoni fiks (jo celular)

Për ata që e kanë mbaruar të mesmen, mesatarja e saktë e katër viteve

Për ata që ndodhen në vit të katërt: Po këto të dhëna që duhet të shënohen mbi zarfin e parë do t’i shkruani edhe mbi zarfin e dytë, kur të dërgoni Dëftesën e Pjekurisë në origjinal së bashku me dy fotokopjet e plota të të gjitha fletëve, siç e shpjeguam më lart, duke mos harruar të shtoni: Patjetër dhe mesataren e përgjithshme të katër viteve. Kujtojmë se zarfi i dytë duhet të mbërrijë në ambasadë dorazi në sportel, ose me postë në adresën që dhamë më sipër, brenda datës: 20 korrik 2005.

Për çdo rast, po iu japim edhe adresën e internetit të ambasadës: www.ambitalia-tirana.com.

Kërkesat të cilave do t’ju mungojë qoftë edhe një nga elementet e sipërpërmendura, apo që do të mbërirjnë në ambasadën italiane në Tiranë, pas datës 18 maj 2005, nuk do të merren parasysh

Studentët, të cilët kanë vendbanimin e tyre brenda juridiksionit të konsullatave të Vlorës dhe të Shkodrës duhet t’i drejtohen këtyre zyrave, të cilat në ditët në vazhdim do të japin të gjithë informacionin e nevojshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›