Harasani, një përgjigje për Berishën

19/04/2005 “Teksa po dëgjoja çjerrjen tënde në një prej televizioneve që transmetonte pjesë nga Kuvendi i degës së PD-së së Tiranës, më hoqe mallin e dialogut të plakave ndërmjet aktorëve Koço Devole e Agron Llakaj në ‘Portokalli’, me ndryshimin e vetëm se plakat në ‘Portokalli’ i marrin njerëzit nëpër gojë me shumë më tepër sharm e delikatesë se sa ti. Sido që të jetë puna, efekti është i njëjtë: edhe ju, ashtu si ‘plakat’, i bëni njerëzit të gajasen me ç’ka thoni. Ndërsa dëgjoja thashethemet tuaja publike, këtë radhë nuk më bëri përshtypje as fakti që ti harron se kam mbiemër, as përbaltja që të është bërë aq e zakonshme kur flet (sa e kundërta do më trembte), po ajo që këtë radhë në fjalimin tënd the............... një gjë të vërtetë! Ndërmjet lumit pafund të fjalëve the që përballë meje ke vën녅…. Një militant të PD-së! Jo se këtë nuk e dija, jo se këtë nuk e di dhe elektorati, po të dëgjosh të vërteta nga goja jote, është diçka e rrallë, që meriton vëmendje.
Personalisht, të them të drejten, nuk prisja që mund të më ndihmoje në këtë konkurrim, po ja që e bëre, duke më vënë të tillë kandidat. Shpresoj që më së fundi ta kesh kuptuar që në Kuvend duhen njerëz, që të kenë vlera, qofshin këta dhe kundërshtarë, se njerëz të tillë si Shabani, që me ç’duket do t’i bësh dalje, e ke gjetur mënyrën më të mirë sesi ta realizosh. Ti i di mirë vlerat e tij, se nuk e ke kandiduar dy herë në një zonë, megjithëse ca herë je munduar ta shesësh si politikan. Unë besoj që elektorati e kupton mirë që më shumë se ta kthejë zonën në Bathore, kandidati yt nuk bën dot më tepër. Më fal se harrova! Ajo zonë, në fakt, i njeh mirë aftësitë e z.Memia si ‘shpërthyes’ në politikë. Këtë aftësi të tij ka pasur rast ta shfaqë në ngjarjet e shkollës ‘Skenderbej’, kur i bëri publikë ambientet e saj, përfshirë edhe depot e armëve.
Desha të të them dhe nja dy fjalë për punën time: çdo debat, që ti do të bësh me mua, është më shumë se i mirëpritur nga unë. Dhe, nëse kishte ndopak sinqeritet në faktin që the se do ta bësh këtë debat, po të them që jam i gatshëm në çdo kohë e moment e për çdo temë që ka të bëjë me punën që unë kam bërë.
E kam të qartë që, megjithëse mundohesh të hedhësh baltë mbi punën time, e di mirë se ajo që ka arritur KESH-i në këtë periudhë meriton përgëzime e respekt. Por, por të them diçka z.Berisha: në korrik, kur të kem marrë mandatin e deputetit e të largohem nga KESH-i, do ta kuptosh se ç’punë kam bërë unë e sa njerëz të tjerë do kenë mundësi të arrijnë ato rezultate që ka sot KESH-i. Prej rreth 8 milionë eurosh humbje e në më pak se 3 vjet ta bësh të dalë me një fitim prej rreth 60 milionë eurosh, nuk është e thjeshtë dhe për fatin tënd të keq, asnjë njeri që ti mban afër, nuk mund ta bëjë. Të bësh që në më pak se 3 vjet investimet të rriten me 300%, është diçka që ti ashtu si dhe ziliqarët që ke rreth vetes mund vetëm ta shohin në ëndërr apo ta lexojnë nëpër gazeta, por kurrsesi ta prekin me dorë.
Që të bësh këto duhet profesionalizëm, përkushtim, punë dhe mbi të gjitha duhet të mos e mbash mendjen te ato që thua ti.
Për ‘radiografinë’ time dhe të KESH-it, po të kujtoj se nuk ka institucion ndërkombëtar që është i interesuar për ‘radiografi’ dhe s’e ka bërë. Unë nuk po t’i jap me fjalë ‘rezultatet’, se do duheshin shumë kohë, por po t’i them me shifra: rreth 600 milionë euro kredi për KESH-in dhe disponueshmëri për të marrë po kaq. Me ç’më kujtohet, kaq ishte shifra që qeveria e partisë tënde angazhoi e që nuk disbursoi as 30% aq sa vjet ishte në qeverisje, për të gjitha degët e ekonomisë të marra së bashku.
Që ta mbyll, po ju pres në debat televiziv siç premtuat, por, ndërkohë mos harroni që kur të flisni për KESH-in dhe drejtuesin e tij, të keni parasysh që sado të përpiqeni, nuk do të mund të fshini numrat, që, tashmë janë fiksuar dhe punën që është bërë”.