Pankina e Lacios në dilemë
23/12/2004
Midis Kamolezes dhe Papadopulos, mund të lindë edhe ideja Xhixhi Maifredi. Në orët e fundit janë rritur shumë kuotat për ish-trajnerin e Bolonjës dhe të Juventusit, i cili gëzon simpatinë e Paolo Di Kanios, ku ky i fundit ka zbarkuar te Juve në 90’ pikërisht nga Maifredi. Presidenti Lotito është duke menduar që t’ia besojë pikërisht atij, mbas-Kazos. I vetmi kundërshtim është se trajneri nuk ka stërvitur asnjë ekip, tre sezonet e fundit (Rexhianën në C1 në 2000/01). Orë shumë deçizive për të vendosur se kush ka për të qenë trajneri i ri i bardhekaltërve. Shkarkimi i Mimo Kazos nuk është zyrtarizuar akoma, por në realitet është kompletuar që mbas humbjes së fundit në kampionat kundër Udineses, të dielën e kaluar dhe më 28 dhjetor, kur skuadra ka për të rifilluar stërvitjen, ka për të gjetur në Formelo, një trajner të ri. Por në qoftë se deri dje, dukej gjë e mbaruar ajo e Kamolezes, tani duket sikur është marrë një rrugë tjetër, e cila të lidh me emrin e Xhixhi Maifredit. Një zgjedhje që ka shijen e një basti, duke konsideruar që Maifredi është jashtë futbollit të luajtur që prej tre vitesh. Një kandidaturë konkuruese e “sponsorizuar” nga Paolo Di Kanio. Ish- trajneri i Bolonjës dhe i Juves ka patur disa kontakte me Lacion, i cili duhet të mendohet për të marrë një vendim. Ajo që e nxjerr në pole-position Maifredin, është edhe fakti i çështjes ekonomike, ku ish trajneri i Sienës, i ka kërkuar Lotitos 275 milion euro, shifër që Lacio nuk është e gatshme që të paguajë. I njëjti diskutim është edhe për Kamolezen.