prej 20 vjetesh pa unazen qw tw lidh me Europwn
22/12/2004 SHKODER - Prej 15 vitesh qyteti i Shkodrës nuk ka unazë. Megjithëse është qyteti më i madh në Veri të Shqipërisë dhe një ndër qytetet më të rëndësishme të Republikës, Shkodra prej vitesh të tëra nuk ka një unazë. Pjesa më e madhe e segmenteve të kësaj unaze janë të pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët. Konkretisht segmenti Xhabiej–Tophanë, nga kthesa e Zukthave–Ndocaj dhe Kiras–Dudas, janë të pakalueshme nga veturat dhe këmbësorët, sidomos në kohë me reshje. Kjo gjendje e unazës ka bërë që ajo aktualisht të quhet e pakalueshme dhe qyteti të mos ketë unazë. Madje edhe makinat e tonazheve të larta dhe botet me karburante kalojnë në rrugët kryesore të qytetit, pasi rruga e unazës është tepër e vështirë për t’u kaluar. Kjo gjendje ka sjellë një mbingarkesë të qarkullimit në rrugët kryesore të qytetit, duke vështirësuar mjaft qarkullimin e këmbësorëve dhe të makinave. Shkodra, duke qenë si urë lidhëse me Malin e Zi, mban të gjithë ngarkesën e qarkullimit të makinave në rrugët kryesore të saj, duke futur këtu maunet me mallra dhe botet me karburante, të cilat janë njëkohësisht edhe mjaft të rrezikshme për qytetarët. Amortizimi i rrugëve ka sjellë dhe bllokimet e kolektorëve, ku derdhen ujërat e bardha, pasi pjesa më e madhe e këtyre kolektorëve ndodhen në unazë. Pikërisht kjo ishte edhe një nga arsyet e përmbytjes së qytetit të Shkodrës. Sipas kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Artan Haxhi, “zgjidhja e problemit të unazës do të zgjidhte edhe problemin e kolektorëve më kryesorë të qytetit, pasi nuk mund të investohet në kolektorët e unazës, pa investuar në unazën e qytetit. Sërish këto kolektorë do të bllokohen, prandaj duhet që punët të bëhen një herë e mirë. Të jepet një fond për unazën e Shkodrës, pastaj të riparohen kolektorët që aktualisht janë të bllokuar”. Në unazën e qytetit, që sot është e pakalueshme nga 6 kolektorët kryesorë të qytetit, aty ndodhen 4 prej tyre. Njëkohësisht ndërtimet pa leje, zgjerimet e mureve rrethuese të shtëpive aty pranë, gropat deri në gjysmë metër të thella, ngushtimi i rrugës të krijojnë idenë e një rruge fshati. Sipas specialistit të bashkisë, Kujtim Dimnori, në unazën e qytetit ka 15 vite që nuk është bërë asnjë investim serioz, pasi kanë munguar fondet. “Për të bërë Shkodrën me unazë, duhet një fond prej rreth 2 miliardë lekësh. Për këtë Bashkia e Shkodrës ka projektin e gatshëm dhe vetëm mungesa e fondeve ka sjellë këtë situatë në unazën e qytetit. Një fond i tillë nuk mund të përballohet nga fondi i Bashkisë, pasi sa lekë duhen për unazën, bashkia merr në vit.
Sipas mendimeve të specialistëve të Bashkisë, unaza e qytetit mendohet të jetë si urë lidhëse e autostradës Tiranë–Shkodër dhe Shkodër–Mali i Zi. Po të kihet parasysh se kjo rrugë, do të jetë një ndër segmentet më të shkurtër që na lidhin me Evropën, atëherë asaj duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë.
SHKODER - Prej 15 vitesh qyteti i Shkodrës nuk ka unazë. Megjithëse është qyteti më i madh në Veri të Shqipërisë dhe një ndër qytetet më të rëndësishme të Republikës, Shkodra prej vitesh të tëra nuk ka një unazë. Pjesa më e madhe e segmenteve të kësaj unaze janë të pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët. Konkretisht segmenti Xhabiej–Tophanë, nga kthesa e Zukthave–Ndocaj dhe Kiras–Dudas, janë të pakalueshme nga veturat dhe këmbësorët, sidomos në kohë me reshje. Kjo gjendje e unazës ka bërë që ajo aktualisht të quhet e pakalueshme dhe qyteti të mos ketë unazë. Madje edhe makinat e tonazheve të larta dhe botet me karburante kalojnë në rrugët kryesore të qytetit, pasi rruga e unazës është tepër e vështirë për t’u kaluar. Kjo gjendje ka sjellë një mbingarkesë të qarkullimit në rrugët kryesore të qytetit, duke vështirësuar mjaft qarkullimin e këmbësorëve dhe të makinave. Shkodra, duke qenë si urë lidhëse me Malin e Zi, mban të gjithë ngarkesën e qarkullimit të makinave në rrugët kryesore të saj, duke futur këtu maunet me mallra dhe botet me karburante, të cilat janë njëkohësisht edhe mjaft të rrezikshme për qytetarët. Amortizimi i rrugëve ka sjellë dhe bllokimet e kolektorëve, ku derdhen ujërat e bardha, pasi pjesa më e madhe e këtyre kolektorëve ndodhen në unazë. Pikërisht kjo ishte edhe një nga arsyet e përmbytjes së qytetit të Shkodrës. Sipas kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Artan Haxhi, “zgjidhja e problemit të unazës do të zgjidhte edhe problemin e kolektorëve më kryesorë të qytetit, pasi nuk mund të investohet në kolektorët e unazës, pa investuar në unazën e qytetit. Sërish këto kolektorë do të bllokohen, prandaj duhet që punët të bëhen një herë e mirë. Të jepet një fond për unazën e Shkodrës, pastaj të riparohen kolektorët që aktualisht janë të bllokuar”. Në unazën e qytetit, që sot është e pakalueshme nga 6 kolektorët kryesorë të qytetit, aty ndodhen 4 prej tyre. Njëkohësisht ndërtimet pa leje, zgjerimet e mureve rrethuese të shtëpive aty pranë, gropat deri në gjysmë metër të thella, ngushtimi i rrugës të krijojnë idenë e një rruge fshati. Sipas specialistit të bashkisë, Kujtim Dimnori, në unazën e qytetit ka 15 vite që nuk është bërë asnjë investim serioz, pasi kanë munguar fondet. “Për të bërë Shkodrën me unazë, duhet një fond prej rreth 2 miliardë lekësh. Për këtë Bashkia e Shkodrës ka projektin e gatshëm dhe vetëm mungesa e fondeve ka sjellë këtë situatë në unazën e qytetit. Një fond i tillë nuk mund të përballohet nga fondi i Bashkisë, pasi sa lekë duhen për unazën, bashkia merr në vit.