Moisiu: Afroni datën e zgjedhjeve
23/12/2004 Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka kërkuar ndryshimin e neneve të Kodit Zgjedhor në lidhje me përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas tij, me përcaktimet e bëra, data më e afërt e zgjedhjeve është 3 korriku. Kjo dhe për faktin se më 3 shtator 2001 ka nisur seanca e parë e kësaj legjislature. Ndërsa në Kushtetutë thuhet se zgjedhjet mund të zhvillohen deri në 60 ditë para përfundimit të mandatit. Ndaj, duke parë se në muajin korrik dhe në gusht njerëzit janë me pushime, është kërkuar shikimi i mundësisë për të afruar zgjedhjet në qershor. Ndërkohë, me zhvillimin e zgjedhjeve në muajin korrik, është shprehur dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deklarata e Moisiut ka ardhur në kuadrin e ftesës për bisedime me forcat politike për të qartësuar nenet e Kushtetutës së Shqipërisë në lidhje me shpalljen e datës së votimeve.
Kërkesa
"Në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, më rezulton se zgjedhjet nuk mund të bëhen më parë sesa data 3 korrik 2005. Duke qenë se muajt korrik-gusht janë përgjithësisht muaj pushimesh, sugjeroj që Kuvendi të bëjë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për afrimin e kësaj date", thuhet në kërkesën e kreut të shtetit. Deklarata vjen vetëm një ditë para votimeve përfundimtare të ndryshimeve të Kodit Elektoral. Ndaj do të jetë vota e parlamentarëve, që do të qartësojë këtë konfuzion të kreut të shtetit. Nga ana tjetër, Moisiu është shprehur dhe për ndryshime mbi procedurën e numërimit të votave. Ai ngre shqetësimin që, "ndyshimet të pasqyrojnë realitetin e ri politik, duke i krijuar mundësinë të gjitha partive parlamentare të jenë pjesë përbërëse në procesin e votimit dhe numërimit të votave". Ky ka qenë dhe shqetësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, që e kanë humbur të drejtën për të qenë pjesë në numërimin e votave.
Vlerësimi
Në lidhje me punën e bërë në Komisionin Bipartizan, kreu i shtetit tha se, në tërësi vlerëson punën e bërë nga komisioni dypalësh dhe grupi i ekspertëve. "Realizimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm përbën prioritetin kryesor për zhvillimin e demokracisë dhe integrimin euroatlantik", tha dje kreu i shtetit. Në prag të votimit në Kuvend, Presidenti i ka sugjeruar forcave politike parlamentare të marrin në konsideratë të dy elementët. Kështu, ndryshimi i neneve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve si dhe përfshirja e të gjitha forcave në procesin e numërimit të votave, janë cilësuar nga Moisiu si pika kyçe. Megjithatë, tashmë është hapur debati mbi datën e zhvillimit të votimeve. Kurse vetë forcat politike në muajin janar do të nisin garën paraelektorale.