E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juventus ndryshon mbrojtjen

23/12/2004  Juventusi ka për të përdorur merkaton e janarit, për të lehtësuar organikën. Mbrojtja është reparti, i cili ka për të patur më shumë dalje. Igor Tudor ka për t’u larguar nga Torino: Fiorentina dhe Standarti i Liezhit janë duke pritur. I njëjti diskutim është edhe për Mark Juliano dhe Nikola Legrotalia: i pari i pëlqen shumë Bolonjës, Sienës dhe Selltikut, ndërsa i dyti është një idhull i Del Nerit, i cili e dëshiron te Roma. Mbrojtësit qendrorë që ka Kapelo në dispozicion janë shumë: përveç të “paprekshmëve” Turam dhe Kanavaro, janë Ferrara, Montero, Juliano, Tudor dhe Legrotalia. Shtatë lojtarë për dy vende, kështu që nuk është e kotë që të flasim për lehtësime. Tre të fundit, të cilëve Kapelo i ka lënë pak hapësira në lojë, kanë për t’u larguar nga Juventusi, në merkaton e dimrit. Tudori i pëlqen shumë Standart Liexhit, por kampionati belg nuk e kënaq shumë lojtarin, i cili dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Itali. Por në orët e fundit është bërë e gjallë Fiorentina, një zgjidhje shumë e mirë për lojtarin, i cili mundet të vazhdojë të luajë vazhdimisht, pas shumë dëmtimesh. Edhe Juliano dëshiron të qëndrojë në Itali: Juve ka provuar që ta dërgojë në Angli, por kjo zgjidhje nuk ka rezultuar e suksesshme. Bolonja është në pole-position për lojtarin, ku alternativat e tjera janë Siena dhe Sampi. Ndërsa Legrotalia mund të shohë të ardhmen e tij në kryeqytet, nën urdhrat e Del Nerit, një nga trajnerët, ku lojtari është gjendur më mirë. Juventusi mund ta japë borxh te verdhekuqtë dhe mund të marrë në shkëmbim Kristian Çivun, në fundin e sezonit, gjithmonë në qoftë se klubi i Franko Sensit vendos që të largojë lojtarin për shkak të problemeve ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›