Shirer, një muaj jashtë futbollit
23/12/2004
Trajneri i Njukasëllit, Graem Sunes, ka bërë të ditur se kapiteni i skuadrës që ai drejton, Alan Shirer, do të mungojë në gjithë periudhën festive të fundvitit. Ish-sulmuesi i përfaqësueses angleze nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit skocez, gjatë pesë ndeshjeve të fundit, si pasojë e një dëmtimi në kofshë. Në këtë mënyrë Shirer kishte deklaruar në fillimin e javës se do të vazhdojë akoma të vuajë prej dëmtimit të pësuar dhe mbi të gjitha, do ta kishte të vështirë për të zbuluar saktësisht kohën e rikthimit të tij me skuadrën e Njukasëllit. E megjithatë, rezultatet e fundit të nxjerra nga skaneri, kanë treguar se ky dëmtim në kofshë duket se do të zgjasë akoma, në mënyrën që të rekuperohet plotësisht. Prandaj kapiteni i Njukasëllit do të ketë nevojë për më shumë pushim, ku koha e mjaftueshme do të ishte një tjetër muaj. “Duhet akoma kohë për t’u mbyllur faza e plotë e rekuperimit, për dëmtimin e pësuar nga Shirer, ka thënë Sunes. Kështu që ai nuk do të jetë i gatshëm edhe për disa javë. Sigurisht nga njëra anë, ky do të jetë një problem i madh për skuadrën tonë, sepse jo vetëm që do të na mungojë lidershipi i tij në skuadër, por edhe mungesa e pjesëmarrjes së tij në ambientet e klubit”. Mungesa e gjatë nga ana e Shirer, duket se ka patur një ndikim jo pozitiv, në ecurinë e skuadrës së Njukasëllit në Premier Ligë, sidomos në takimet e fundit.