Pinari, padi për kontrollin e zyrës
Ylli Pinari, ish-kreu i ndërmarrjes MEICO, i burgosur për tragjedinë e Gërdecit ka dorëzuar në gjykatë një padi nëpërmjet së cilës pretendon të nxjerrë të pavlefshëm vendimin, që i dha të drejtën Prokurorisë për të kontrolluar zyrën e tij.
Fatos Mahmutaj
Padia e Pinarit iu nënshtrua dje procedurave të shortit elektronik në gjykatë, pas të cilave u vendos që të shqyrtohej nga gjyqtari Petrit Çomo. Objekti i padisë është: "Vleftësim sekuestroje", ndërsa pritet që seanca e parë për shqyrtimin e saj të zhvillohet në ditët në vazhdim. Me një vendim gjyqësor të 30 marsit të këtij viti, dy javë pas tragjedisë së Gërdecit grupi hetimor kontrolloi zyrën e Pinarit në Ministri, duke sekuestruar të gjithë dokumentacionin e mbajtur nga ky si dhe arkivin e MEICO. Të gjitha këto dokumente po shqyrtohen nga Prokuroria, ndërsa pohohet paraprakisht se, me anë të tyre do të provohet trafiku i paligjshëm i armatimeve dhe municioneve të bëra nga ndërmarrja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes, që drejtohej nga Pinari.
Vendimi
Më datë 30 mars gjykata e kryeqytetit, pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë vendosi t'i jepte të drejtën përfaqësuesve të organit të akuzës të kontrollonin zyrën e Pinarit dhe të sekuestronin çfarëdolloj dokumentesh dhe provash që do gjenin aty në lidhje me akuzën. Pas kësaj, u krye kontrolli nga organi i akuzës në zyrën e Pinarit, duke e bastisur tërësisht nga dokumentet. Aktualisht, Pinari, ish-kreu i MEICO ndodhet i paraburgosur nën akuzën e "shkeljes së rregullave të sigurisë për lëndët plasëse", në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Gërdec. Bashkë me Pinarin ndodhen në qeli edhe Mihal Delijorgji e kunati i tij Dritan Minxolli, respektivisht president dhe drejtor i "Albdemil", mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë si Pinari. Burime pranë hetimit të çështjes pohojnë se, tre të pandehurve të arrestuar si dhe personave të tjerë që janë marrë nën akuzë pa masë sigurie, t'iu komunikohet edhe "trafiku".
Procesi
Gjatë ditës së sotme, padia do t'i dorëzohet gjyqtarit që ka përzgjedhur shorti elektronik. Pritet që padia e Pinarit të shqyrtohet në ditët në vazhdim, ndërsa ai do të njoftohet nga gjykata për të paraqitur para gjyqtarit të çështjes argumentet e veta, për heqjen e vlefshmërisë së vendimit që lejoi prokurorët të bastisnin zyrën e tij. Mësohet se, vendimi i mëparshëm i gjykatës për të "krehur" zyrën e Pinarit është ekzekutuar në fillim të muajit prill, pak ditë pasi u firmos në Gjykatën e Tiranës, ku dhe u vendosën edhe masat e sigurisë për tre të akuzuarit për Gërdecin. Pritet që gjatë shqyrtimit të kësaj kërkesë-padie të Ylli Pinarit, ky të paraqesë në gjykatë edhe prova të tjera, me të cilat do të argumentojë pretendimet e veta për paligjshmërinë e veprimeve të organit të akuzës.
Manjani: Maxhoranca po bën presion mbi Prokurorinë
Maxhoranca po ushtron presion mbi Prokurorinë e Përgjithshme për të ndikuar në zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. Kryetari i Komisionit Juridik në PS, Ylli Manjani, kërkoi që politika të qëndrojë larg organit të akuzës. Manjani i bëri apel kryeministrit dhe të gjithë eksponentëve të maxhorancës të ndalin shigjetimet e tyre të palejueshme ndaj Prokurorisë së Pwrgjithshme. "Ditët e fundit kemi parë të shpaloset një presion publik shqetësues i maxhorancës aktuale mbi Prokurorinë e Pwrgjithshme. Eksponentë të lartë të maxhorancës së sotme qeverisëse nuk po rreshtin së thëni gjëra që synojnë qartazi stepjen e Prokurorisë se Pwrgjithshme në procesin hetimor të ngjarjes tragjike të Gërdecit", tha Manjani. Sipas tij, ky presion bëhet kur diskutohet për kufizimin e imunitetit të deputetëve. "Kjo maxhorancë që propagandon prej kohësh nevojën e heqjes se imuniteteve, sot është kapur fort pas imuniteteve të ministrave të saj të akuzuar dhe madje po tenton ta kushtëzojë, direkt ose indirekt po krejt dukshëm, Prokurorinë e Pwrgjithshme nw vend që të kalojë në seancë plenare kërkesën e saj për imunitetin e ish-ministrit të Mbrojtjes", tha Manjani.