E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mesazh hyjnor" ne Bagdad

Per here te pare, ne kryeqytetin irakian nuk kane rene bomba, por floke bore. Dhe kjo eshte hera e pare qe Bagdadi mbulohet nga nje mantel i bardhe. Te habitur dhe te kenaqur ne te njejten kohe, banoret e qytetit e kane interpretuar kete fenomen si nje mesazh paqeje dhe shenje hyjnore. "Eshte hera e pare qe shohim bore ne Bagdad", - kane thene disa te moshuar, teper te lumtur per kete "surprize" te natyres. Njerezit kane dale neper rruge, ndersa femijet kane nisur te lozin me topat e bores, pavaresisht temperaturave te uleta, duke krijuar keshtu nje skenar krejt ndryshe nga ai qe jemi mesuar te shohim cdo dite ne kryeqytetin irakian. Ne fakt, per banoret e Bagdadit, te mesuar me gati 5 vjet tension dhe sulme te pergjakshme, renia e debores perben nje shenje nga vete Zoti. Te moshuarit flasin per nje mesazh paqeje, meqenese se askush ne Bagdad,nuk mban mend te kete rene bore ne kete qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›