Firmoset dërgimi i togës mjekësore në Afganistan

07/05/2005 Ministrat e Kartës Adriatik 3 nënshkruajnë marrëveshjen
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, firmosën, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Memorandumin e Mirëkuptimit midis tre vendeve për dërgimin e Togës Mjekësore në misionin paqeruajtës të NATO-s, në Afganistan. Ministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonise konstatuan përparimet në përpjekjet e përbashkëta në rrugën e tyre drejt plotësimit të kushteve për anëtarësimin në NATO. Ata diskutuan edhe për hapat e fundit që do të ndërmerren për stërvitjet e përbashkëta të Togës Mjekësore, përpara dërgimit me mision në Afganistan. Nga ana e tij, ministri Majko nënvizoi miratimin e Ligjit për Hyrje-Daljen e Forcave, që lehtëson së tepërmi bashkëpunimin me NATO-n, zhvillimin e reparteve ushtarake prioritare të përcaktuara për misione paqeruajtëse, formulimin përfundimtar të Strategjisë Ushtarake, e cila tashmë ndodhet në fazën e miratimit. Ndërsa në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Scheffer, u diskutua mbi reformat e mëtejshme, që duhet të ndërmarrin vendet për integrimin në strukturat euroatlantike. Scheffer uroi ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut për përparimet në Forcat e tyre të Armatosura, duke i cilësuar ato 'më të mira sesa të mirat'. Ai rekomandoi që cikli i ri i Planit Vjetor të Anëtarësimit, që do të fillojë në shtator 2005, të ketë një ngritje cilësisht të re, në krahasim me ciklin e deritanishëm, që gjithashtu është i suksesshëm. Zoti Scheffer përgëzoi tre vendet për realizimet e përbashkëta dhe uroi për paraqitjen e tyre me sa më shumë arritje në Samitin e ardhshëm të NATO-s.