Laskaj gjobit 4 deputetë dhe 12 drejtues të pushtetit vendor
07/05/2005 Nuk paraqiten deklaratat e pasurive
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka firmosur gjobitjen e 4 deputetëve, një drejtor Drejtorie dhe të 12 kryetarëve të bashkive dhe komunave, për mosparaqitjen e deklarimit të pasurive. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se gjoba do të jetë 25 mijë lekë dhe kjo u është bërë e ditur dje subjekteve të interesuar. Gjithashtu është theksuar se, nëse brenda 15 ditësh të gjobiturit nuk do të paraqesin deklarimin e pasurive, gjoba do të dyfishohet dhe do të paralajmërohen për masa më të rënda. Vetëm një muaj më parë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive kishte paralajmëruar 57 subjekte për mosparaqitje të deklaratës së pasurive. Ndërsa prej tyre vetëm 40 kanë plotësuar detyrimin, duke shmangur kështu gjobën. Megjithatë, Inspektoriati, duke u bazuar në ligj, ka bërë publik të gjithë emrat, që nuk kishin paraqitur të dhënat e kërkuara.