Nesër ndahen lejet për shtesat
11/03/2009 Për 4504 objekte është mbyllur plotësimi i dosjeve dhe qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare
ALUIZNI: Ja kalendari i shpërndarjes së lejeve të legalizimit për objektet informale
Nesër rreth 6620 pronarë të shtesave të paligjshme, në lokale, apartamente apo garazhe do të pajisen me lejen e legalizimit. Agjencia e Legalizimeve njoftoi se ditën e enjte do të zhvillohet një takim për të dorëzuar këto dokumente mjaft të rëndësishme për qytetarët. Ndërkaq, është përgatitur edhe i gjithë dokumentacioni si dhe kalendari përkatës për shpërndarjen e këtyre lejeve në të gjitha qarqet e vendit. “Ditën e enjte do të shpërndahen lejet e legalizimit të një numri të konsiderueshëm pallatesh me shtesa informale, në kryeqytet, rreth 6620 apartamente, lokale dhe garazhe”, - njoftuan burimet zyrtare të ALUIZNI-t. Pas hapjes me sukses të etapës së shpërndarjes së lejeve të legalizimit javën e kaluar ALUIZNI do të vijojë punën për shpërndarjen masive të lejeve, për të gjitha ato objekte informale për të cilat është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor, në të gjithë territorin e vendit.
Lejet e legalizimit
Në qarqet e vendit janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informale. Ekspertët e Agjencisë së Legalizimit bëjnë të ditur se ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. “Deri në këtë moment ALUIZNI ka përmbyllur plotësimin e dosjeve dhe ka gati për pajisje me leje legalizimi, 4504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor”, - theksuan burimet zyrtare. Duke filluar nga dita e sotme, pra 11 marsi, e deri në fund të muajit prill çdo qark do të ketë ditën e vet të shpërndarjes së lejeve. “Miratimi i kalendarit të aktiviteteve për shpërndarjen e lejeve të legalizimit, paraprihet nga një program i hollësishëm masash për organizimin e aktiviteteve me këtë tematikë, në çdo qark të vendit. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t kanë plotësuar dokumentacionin e dosjeve të legalizimit për çdo objekt informal, si dhe kanë njoftuar qytetarët për shpërndarjen e lejeve të legalizimit sipas afateve të fiksuara në këtë kalendar”, - thanë ekspertët e Agjencisë së Legalizimeve.
Informacionet
Deri më tani për taksën e ndikimit të infrastrukturë, tarifat e shërbimit dhe gjobat për shkeljet e bëra janë mbledhur rreth 600 milionë lekë. Ky proces është në vazhdimësi, ndërsa ALUIZNI premton se do të publikojë edhe në media informacione të dobishme për publikun e interesuar në lidhje me ritmet e procesit të shpërndarjes së lejeve të legalizimit për objektet informale. Gjithashtu do të bëhen publike edhe të dhëna mbi detyrimet financiare të paguara nga qytetarët, apo ecurinë e regjistrimit të pasurive të legalizuara në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
KALENDARI I AKTIVITEVE PËR SHPËRNDARJEN E LEJEVE TË LEGALIZIMIT
DATA DITA ORARI QARKU/RRETHI
11. 03.2009 E Mërkurë 11.00 Shkodër
12.03.2009 E Enjte 11.00 Tiranë (pallatet me shtesa)
13.03.2009 E Premte 11.00 Elbasan
17.03.2009 E Martë 11.00 Vlorë
18.03.2009 E mërkurë 11.00 Sarandë
19.03.2009 E Enjte 11.00 Lezhë
20.03.2009 E Premte 11.00 Durrës
24.03.2009 E Martë 11.00 Berat
25.03.2009 E Mërkurë 11.00 Tiranë
26.03.2009 E Enjte 11.00 Fier
27.03.2009 E Premte 11.00 Korçë
30.03.2009 E Hënë 11.00 Lushnjë
31.03.2009 E Martë 11.00 Pogradec
01.04.2009 E Mërkurë 11.00 Kavajë
02.04.2009 E Enjte 11.00 Gjirokastër
03.04.2009 E Premte 11.00 Kukës
07.04.2009 E Martë 11.00 Dibër