E Hënë, 2 Nëntor 2026

Firmoset lënia e shtetësisë për 39 persona

15/04/2005  Presidenti firmos dekretin

Presidenti i Republikës ka firmosur për lejimin e heqjes dorë nga nënshtetësia për 39 persona. Në dekretin e firmosur pak ditë më parë thuhet se në mbështetje të nenit 92, pika “c”, të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, bazuar edhe në propozimin e ministrit të Rendit Publik, u lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1. Roland Thodhori Bollano

2. Kleida Besnik Buchholtz (Köhler)

3. Mark Llesh Zadeja-Heinemann (Zadeja)

4. Oresa Haxhi Nezaj (Dyrmishi)

5. Chris Agim Nezaj

6. Dritan Ali Alsela

7. Andis Paul Ueidenfeld (Mitarja)

8. Edlira Fetah Skënderasi (Reka)

9. Ornela Ferdinand Skënderasi

10. Reshit Isa Mehmeti

11. Hanna Reshit Mehmeti

12. David Reshit Mehmeti

13. Sokol Flamur Gagani

14. Donika Çesk Zadrima (Jaku)

15. Agron Ali Flaum (Senaj)

16. Albana Ibrahim Kosumi (Blakçori)

17. Pranvera Qemal Nukan (Balluku)

18. Sokol Thoma Naqellari

19. Alkid Skënder Kërluku

20. Romeo Arben Ndreka

21. Diana Andon Nikolla (Berxholi)

22. Kevin Aleksandër Nikolla

23. Albina Zef Caliqi (Doda)

24. Desis Vasillaq Caliqi

25. Vinçens Pjetër Gjoka

26. Hanspeter Vinçens Gjoka

27. Adriana Veiz Gjoka (Spahiu)

28. Marije Ndue Rack (Dukagjini)

29. Defrim Myslim Kullolli

30. Natasha Sami Bulluinkel (Brihmani)

31. Besar Fatos Durro

32. Dhurata Petrit Qiriazati (Shtini)

33. Krenar Barjam Goduni

34. Leonard Petro Melonashi

35. Rajmonda Muhamet Stadtler (Berberi)

36. Hylli Zyhdi Rrjolli

37. Merita Adem Rrjolli (Fishta)

38. Stela Hylli Rrjolli

39. Olsi Hylli Rrjolli

Slogani LSI

"Një parti e re për një Shqipëri të re"

LSI pritet të zyrtarizojë "Një parti e re për një Shqipëri të re", si sloganin për fushatën elektorale. Burimet thanë se ky slogan është duke u diskutuar prej forumeve të kësaj partie. Megjithatë, dje përfaqësues të partive në koalicionin për integrim e kanë cilësuar si jo të gjetur sloganin me të cilin Partia Socialiste do të dalë në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, tha se “nuk duhet t'i ofrojmë elektoratit përsëri një mazhorancë të majtë, por një mazhorancë e cila qeveris dhe më mirë dhe tashmë jo më e krahasur me të djathtën e cila është një dështim total, por e krahasuar me vetë ritmet që kërkon Shqipëria me standardet evropiane dhe kërkesat e elektoratit shqiptar në përgjithësi dhe atij të majtë në veçanti”. Kështu slogani i PS-së “Të mbrojmë të Ardhmen” edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga forumet e kësaj partie ka marrë komentet e para nga aleatët e koalicionit. Sipas kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, “është një zgjidhje e PS, por personalisht nuk do të preferoja termin Mbrojtje, por do të preferoja termin Zhvillim”. Ndërkohë që vetë PS synon që nëpërmejt sloganit “të mbrojmë të ardhmen” do të dalë në mbrojtje të së ardhmes dhe integrimit të vendit në strukturat evropiane, duke e cilësuar kështu fitoren e PD-së si një kthim mbrapa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›