Shtatzëna, nga Vlora, prostituonte në Durrës

15/04/2005 Prangosen dy tutorët, ndiqet në gjendje të lirë “e punësuara”
DURRES – Një grua shtatzënë ushtronte prostitucion, ndërsa është zbuluar në Durrës një tjetër banesë e ushtrimit të këtij zanati. Nga ana e policisë lokale mësohet se dje kanë rënë në prangat e policisë edhe dy shtetas për favorizim prostitucioni.
Burime të sektorit të luftës kundër trafikut të paligjshëm kanë goditur një grup tjetër, që merrej me organizimin dhe shfrytëzimin e femrave për prostitucion, duke vënë në pranga dy shtetas, të moshës 46 dhe 52 vjeç. Ndërsa policia ka bërë të ditur emrat e të arrestuarve, të njëjta burime thonë se në hetim janë edhe persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar në grup për të gjetur klientët për gruan shtatzënë, e cila ushtronte prostitucion që prej disa muajsh në një nga lagjet kryesore të qytetit të Durrësit.
Sinjalet në rrugë operative për ekzistencën e disa vatrave të ushtrimit të prostitucionit në qytetin e Durrësit ka nxitur sektorin e luftës kundër krimit të organizuar, të mbajë nën vëzhgim shumë persona si dhe të mbikëqyrë banesa, të cilat dyshoheshin se ishin strehë e tutorëve dhe prostitutave. Ndërsa policia e Durrësit ka organizuar punën për të kapur në flagrancë
autorët që shfrytëzonin femra me probleme sociale dhe ekonomike, është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve, të cilët kanë informuar për shqetësimet që atyre u kanë lindur si pasojë e futjes në të njëjtin pallat të personave të panjohur dhe që ushtronin prostitucion.
Arrestimi
Në mesnatën e 13 prillit, policia ka vënë në pranga shtetasit Haziz Xhaferi dhe Ymer Spaho, të cilët janë akuzuar nga policia si autorë të favorizimit të ushtrimit të prostitucionit për qëllime fitimi.
Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se Xhaferi, 46 vjeç, i lindur në Luzin, të Peshkopisë, dhe banues në Arapaj si dhe Spaho, i datëlindjes 1953, i lindur në Pogradec dhe banues në lagjen nr.15 janë, mbajtur nën vrojtimin e agjentëve të policisë derisa ata janë kapur në flagrancë, duke shfrytëzuar për prostitucion shtetasen E.P.
Sipas policisë, ka qenë ora 23.20 e së mërkurës, kur Xhaferi dhe Spaho janë futur në apartamentin e marrë me qira së bashku me prostitutën 26-vjeçare.
Burimet policore saktësojnë se tutorët janë vëzhguar për një kohë të gjatë dhe se blutë e Durrësit kishin informacion të saktë se ata bashkëpunonin për qëllime fitimi, duke shfrytëzuar gruan që vinte nga Jugu i vendit, pikërisht nga Vlora. Të dy këta shtetas kishin mundur të siguronin një banesë me qira, ku edhe e kishin vendosur prostitutën, ndërkohë që i kanë afruar asaj klientë.
Policia nuk ka bërë të qartë zyrtarisht se cilët ishin pikat ku ata siguronin klientelën, por burime brenda këtij institucioni thonë se klientët e moshave të ndryshme gjendeshin në shëtitoren “Taulantja” dhe në Plazh.
Pasi policia është siguruar se në apartament ka qenë edhe prostituta, unifromat blu janë futur në pallat dhe që andej kanë vënë në pranga të dy këta shtetas si dhe 26-vjeçaren.
Prostituta
Për çdo klientë, që kryente marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren, tutorët merrnin 2 mijë lekë, duke i ndarë në mënyrë të barabartë. Policia ka bërë të ditur se gruaja ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se klientela gjendej nga tutorët, të cilët bënin pazar para se ata të futeshin në banesën ku ishte vendosur
E.P. Ndërkohë, për rastet kur klientët kërkonin të kalonin një natë me prostitutën, pazari dyfishohej dhe vetëm një sasi shumë e vogël e të hollave i jepej 26-vjeçares, e cila mësohet se nuk mund të dilte nga apartamenti pa dijeninë e tyre.
Prostituta, e lindur në Ballsh, ishte e martuar në Vlorë dhe pas divorcit jetonte në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti.
Sipas policisë, viktima e prostitucionit ka njohur njërin nga shtetasit e arrestuar, teksa ajo kishte udhëtuar kohë më parë nga Vlora në Durrës, ku 26-vjeçarja kishte njerëz të njohur.
Në dhomat e ndalimit mësohet se ajo ka deklaruar se të hollat i merrnin tutorët, të cilët i siguronin edhe klientët.
Pas ndalimit të dy shtetasve dhe të gruas së divorcuar, policia
është detyruar, të lërë të lirë shtetasen E.P., duke e ndjekur në gjendje të lirë. Shkak për këtë masë është bërë pohimi i 26-vjeçares. Sipas policisë, ajo ua ka bërë të qartë oficerëve të policisë se ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, ndërkohë që pohimet e saj janë vërtetuar pas vizitës nga mjeku specialist.
23 shkurt 2005
Banorët në protestë kundër shtëpisë publike
DURRËS - Rreth 250-300 banorë të Kënetës kanë protestuar kundër ekzistencës së një shtëpie publike në mes të lagjes, ku ata kanë ndërtuar banesat e tyre. Protestuesit kanë bërë të ditur se në ndërtesën dykatëshe, ku jetojnë një grua me dy vajza, të moshës 18-24 vjeçe, hynin e dilnin, ditën e natën, shumë persona, ndërkohë që burri i shtëpisë lejohej të futej në shtëpinë e tij vetëm me lejen e gruas dhe vajzave.
Banorët janë irrituar nga një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, ku një djalë i lagjes është kërcënuar nga “2 mysafirë” të familjes Martini. Pas ngjarjes, ku iu vu një armë automatike në kokë të riut Vitor Prenga, dy të rinjtë edhe kanë qëlluar në ajër, duke krijuar panik. Kaq ka mjaftuar për të ngritur lagjen në këmbë. Protesta është mbyllur dhe me një takim me numrin një të uniformave blu të Drejtorisë së Qarkut të Durrësit, Muharrem Bardhoci, të cilit i është kërkuar që të merren masa për të rikthyer qetësinë dhe dinjitetin në lagjen e ish-Kënetës.
Ndërkohë pas kësaj proteste, nëna dhe dy vajzat e familjes së Ndue Martinit kanë akuzuar për shpifje banorët e lagjes 14, pas protestës së tyre, si dhe pas deklarimeve për ekzistencën e një shtëpie publike.
17 mars 2005
Shtëpia publike, në pranga dy femra
DURRËS - Reagimet e ashpra të disa familjarëve i kanë dhënë fund prostituimit në pallatin afër qendrës së Durrësit dhe arrestimit të dy femrave, ndërkohë që mësohet se janë ndaluar edhe dy meshkuj.
Disa qytetarë të lagjes numër 3 të qytetit të Durrësit ngritën shqetësimin e ekzistencës së një apartamenti, ku ushtrohej prostitucion, duke nxitur agjentët e policisë të mbajnë nën vëzhgim dy femra, që më pas janë vënë në pranga.
Burime nga policia deklarojnë se kanë arrestuar 50-vjeçaren Bejtushe Isufi, pasi ajo kishte vënë në dispozicion të një 22-vjeçareje shtëpinë e saj. Sipas policisë, gruaja e lindur në Tepelenë dhe banore në lagjen nr.3, siguronte klientelë për 22-vjeçaren B. Selimi edhe kjo banore e Durrësit, që është arrestuar teksa ajo ushtronte prostitucion.
Policia nuk bën të ditur se sa kohë kishte që në shtëpinë e Isufit, nënë e dy fëmijëve, strehohej 22-vjeçarja, ndërkohë që banorët thonë se banesa njihej si e tillë prej së paku dy viteve. Madje, persona që nuk kanë pranuar të identifikohen pohojnë se klientela gjendej para bashkisë së Durrësit jo shumë larg banesës së 50-vjeçares.