E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb kontrollin e mjetit përplas dy vetë në asfalt

15/04/2005  Të palgosurit në spital

ELBASAN – Drejtuesi i një mjeti, ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë ka përplasur kalimtarët buzë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur dje, në mesditë, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd pranë komunës Labinot-Fushë. Mjeti, tip “Mitsubishi”, me targa EL 0455 B, i drejtuar nga shtetasi Xhevit Boriçi, 43 vjeç, ka përplasur dy këmbësor në anë të rrugës, duke i shaktuar atyre dëmtime të rënda.

Në momentin e aksidentit, të dëmtuarit Lefter Meta, 26 vjeç dhe Avni Koca, 45 vjeç, banues në Labinot-Fushë, ishin në anë të rrugës e mbrojtur edhe nga bordurat, kur automjeti i ka marrë përpara, duke e hedhur njërin prej tyre disa metra më tej në një kanal. Menjëherë me anë të një mjeti të rastit të aksidentuarit janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe kanë marrë mjekimet e para.

Sipas burimeve të spitalit, mësohet se 26-vjeçari Meta ka pësuar një ndërhryje kirugjikale dhe gjendja e tij parqitet e rëndë, ndërsa 45-vjeçari ndodhet jasht rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia, e cila mbërriti menjherë në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit dhe bllokimin e mjetit.

Sipas policisë, mësohet se një prej shkaqeve, që kanë sjellë aksidentin, ka qenë shpejtësia e madhe, duke detyruar drejtuesin e mjetit të humbë kontrollin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›