E Hënë, 2 Nëntor 2026

Padi për mjekun ortoped, mban të shtruar pa qenë e nevojsme të paraburgosurin

15/04/2005  Policia denoncon dhe kërkon edhe dëmshpërblimin e shpnezimeve të ruajtjes në spital

BERAT – Policia kriminale e Beratit, në bashkëpunim me sektorin e krimit ekonomik ka përgatitur dosjen për ndjekje penale të mjekut ortoped, të spitalit të Beratit, që mban të shtruar në spital si të sëmur të arrestuarin, i dyshuar për trafik droge Artur Ziaj, banor i lagjes “Çlirim”. Sipas burimeve të policisë, mësohet se pas dorëzimit të dosjes i mbetet organit të prokurorisë për të hetuar rreth këtij denoncimi për mjekun e spitalit. Të njëjta burime saktësojnë se nëse vërtetohet gjatë hetimit se mjeku e ka shtruar të paraburgosurin e dyshuar për trafik lëndësh narkotike me pa të drejtë, veç sanksioneve të tjera, atij i duhet të paguajë si dëmshpërblim shpenzimet për tre muaj që forcat e policisë kanë ruajtur me pa të drejt në ambientet e spitalit të arrestuarin. Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit, Lorenc Panganika, tha për gazetën “Metropol” se “për të ruajtur këtë të arrestuar jemi detyruar të kërkojmë ndihmën e forcave të FNSH së Fierit, sepse nuk e përballonim do të këtë shërbim me forcat tona. Edhe nga dyshimet tona, por edhe nga kohëzgjatja e të sëmurit me ankesat që kishte për fraktura të ndryshme u detyruam që të mernim një grup mjekësh të policisë mjekësore nga Tirana dhe pas një vizite speciale na rezultoi se pacienti i sëmurë rrinte pa të drejtë në spital, pas marrjes të ekspertizës ligjore kthyem në dhomat e paraburgimit të arrestuarin dhe menjëherë përgatitëm dosjen për ndjekje penale të mjekut të spitalit rajonal të Beratit, i cili kishte mbajtur të shtruar në spital të arrestuarin. Ne e kemi dërguar dosjen në ngarkim të mjekut me akuzat përkatëse dhe tani i mbetet organit të prokurorisë të vazhdoj hetimet rreth kësaj çështje për dëmet që mjeku i ka sjell shtetit, duke mbajtur për tre muaj të shtruar ta arrestuarin për trafik droge”, përfundon Panganika.

Arrestimi i Daijës ka ndodhur tre muaj më parë. Në mesditën e 13 janarit polica ka ndaluar në një kontroll rutinë në rrugë makinën e të arestuarit Artur Ziaj dhe gjatë kontrollit i ka gjetur në makinë disa doza me drogë. Më pas polica ka shoqëruar së bashku me makinën për t’i bërë një kontroll në shtëpi 40-vjeçarit, të cilit për momentin i ka gjetur dozat e drogës. Në këtë moment, Ziaj ka tentuar t’i shpëtojë policisë, duke u hedhur nga kati i tretë i apartamenit ku banonte, ndërsa ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Beratit. Policia ka gjetur gjatë kontrollit edhe 400 gr drogë në shtëpinë e të arrestuarit dhe nga ky moment ka vendosur masën e ndalimit dhe ka dërguar dosjen për në organin e prokurorisë, ku më pas i arrestuari ka marrë masën e arrestit burg pa afat dhe vazhdon të hetohet në gjendje arresti nga gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›