Rrëzohet autobusi, një i plagosur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë
15/04/2005 Parakalim i gabuar
LUSHNJE – Një autobus ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një aksident automobilistik pa pasojë vdekje. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, rreth orës 06.00 të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës. Autobusi, tip “Benz” me targa BR 4764 A, me drejtues shtetasin Bujar Barjami, nga qyteti i Beratit, ka devijuar nga rruga dhe si pasojë autobusi ka rënë në kanal. Brenda në automjet kanë qenë 5 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Berati në drejtim të Tiranës. Fatmirësisht pasagjerët kanë shpëtuar, duke dalë me shpejtësi nga autobusi të ndihmuar dhe nga disa drejtues të tjerë automjetesh, që ndodheshin aty pranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore të komisariatit të Lushnjës. Sipas burimeve policore mësohet se shkaku i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i drejtuesit të automjetit, lagështia dhe firma e ndërtimit që kryen punimet në këtë aks rrugor pa hequr mbeturinat inerte.
Myslim Ismaili, zëvendësshef i policisë rrugore të Lushnjës, shprehet i shqetësuar për situatën në këtë aks rrugor, e cila është alarmante.
”Nuk dihet, shprehet ai, se ç’do të bëhet konkretisht me këtë firmë, ndaj së cilës edhe pse është marrë masa ndëshkuese, ende vazhdon të mbetet grumbulluese e mbeturinave inerte dhe menaxhuese jo e mirë e tyre, të cilat bëhet shpesh edhe burim aksidentesh”.