E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre gardistë 30 ditë në birucë,një i lirë. Avokatët: Ska prova

15/02/2011  E paprecedentë, Prokuroria u mbyll derën gazetarëve. I akuzon për dekonspirim

TIRANE- Katër gardistët e arrestuar nga Prokuroria janë njohur dje me masën e sigurisë. Për tre prej tyre gjykata vendosi lënien në burg për një fat 30 ditor, ndërsa për gardistin Agron Malaj togat e zeza vendosën që ai të hetohet me masën detyrim paraqitje, duke u lënë i lirë. Katër efektivat e Gardës së Republikës që akuzohen nga Prokuroria për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, rreth orës 12:00 janë transportuar nga policia në ambientet e gjykatës së kryeqytetit. Mark Nikolli, Sadik Çela, Gazmend Ahmetaj dhe Agron Malaj janë ulur në bankën e të akuzuarve, ndërkohë që avokatët e tyre mbrojtës në fillim të seancës gjyqësore kanë kërkuar që gjyqi për vlerësimin e masës së sigurisë të bëhet me dyer të hapura dhe jo të mbyllura. Mirëpo kjo kërkesë u kundërshtua nga Prokuroria, e cila i kërkoi gjykatës për zhvillimin e procesit me dyert e mbyllura për shkak se çështja është ende nën hetim. Kërkesa u miratua nga gjyqtari dhe bashkë me mediat ka dalë nga salla e gjyqit dhe zv/komandanti i Gardës, Alfred Ahmetcenaj, i cili u arrestua nga Prokuroria dhe më pas u la i lirë nga gjykata. Ndërkohë që pas disa minutash njohje me provat e përfaqësuesit të organit të akuzë dhe pretendimet e avokatëve mbrojtës, gjykata e Tiranës vendosi të lerë në burg për një fat 30 ditor gardistët Mark Nikolli, Sadik Çela, Gazmend Ahmetaj, duke i lënë detyrë Prokurorisë që brenda kësaj periudhe të sigurojë provat e mjaftueshme për fajësinë e tyre ose në rast të kundërt tre gardistëve do i ndryshohet masa e sigurisë. I vetmi që ka lënë qelinë është gardisti Agron Malaj, për të cilin organi i akuzës nuk kishte prova bindëse që gjykata ta linte në qeli. Mësohet se gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore katër gardistët skanë folur para gjykatës, duke i dhënë të drejtën e shprehjes avokatëve mbrojtës. Pritet që në ditët në vazhdim Prokuroria e Tiranës të administrojë disa ekspertiza të armëve dhe të predhave, të cilat dyshohet se janë përdorur nga katër gardistët e arrestuar së fundmi nga prokurorët e akuzës së kryeqytetit. Prokurorët shprehen se ka dyshime të arsyeshme se armët që i janë nënshtruar ekspertimit tekniko-balistik janë përdorur nga katër gardistët gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit. Nisur nga këto dyshime akuza ka kërkuar ekspertimin shkencor të predhave dhe armëve të tyre, ndërkohë që ekzistojnë dyshime të mbështetura në prova se njëra nga këto armë i ka marrë jetën demonstruesit nga Lezha Aleks Nikaj. Aktualisht, Prokuroria e Tiranës ka proceduar penalisht 6 gardistë të nivelit të lartë, ku mes tyre Agim Llupo është lënë nga gjykata e Tiranës në masën e “arrestit në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë frika e nxjerrjes së sekretit hetimor, ka bërë që Prokuroria të mbyllë dyer për gazetarët, duke mos lejuar futjen e tyre brenda për shkak të dekonspirimit të hetimeve.

Reagimi i avokatit Marash Ibraj

Avokati Marash Ibraj, pas përfundimit të seancës tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë dhe se të arrestuarit mbahen në qeli në mënyrë të padrejtë, duke shkelur të drejtat e njeriut. Sipas Ibrajt, gardistët janë prangosur vetëm sepse kanë bërë detyrën. Dhe gjëja më skandaloze është se gjykata i lë detyrë Prokurorisë që brenda 30 ditësh të vërtetojë në janë armët tona ato që kanë shkaktuar vdekjet. Në asnjë shtet në botë nuk ndodh që i pandehuri të qëndrojë në burg derisa të gjendet prova.

Maksim Haxhia: Gjykata dha vendime antikushtetuese për kërkesat e të pandehurve

Rikthehet Haxhia, kërkon largimin e gjyqtarit Hado

Prokuroria, lexon akt-ekspertimet për demontimin e fishekëve në Gërdec

TIRANE- Ndërsa kanë kaluar vetëm një javë nga lirimi i katër të pandehurve kyç nga qelia, avokati Maks Haxhia kërkon përjashtimin e trupit gjykues. Ndonëse ky avokat dha dorëheqjen nga mbrojta e Mihal Delijorgjit, rikthehet në sallën e gjyqit duke kërkuar përjashtimin e kryesuesit të seancës, Ridvan Hado. Para togave të zeza avokati bëri me dije se ky gjyqtar ka dhënë vendime antikushtetuese, duke mbajtur në qeli padrejtësisht klientin e tij Mihal Delijorgji. Vetëm pas vendimit të marrë nga ana e Gjykatës së Lartë u pranua lirimi i tre të pandehurve të tjerë. “Kërkoj përjashtimin e kryesuesit Ridvan Hado nga procesi “Gërdeci”. Kjo gjykatë ka mbajtur padrejtësisht në qeli të pandehurit, duke u skaduar edhe afati i paraburgimit. Ndërsa kjo gjykatë për tre herë rresht refuzoi që të lironte katër të pandehurit, duke shkelur ligjin. Për këtë fakt kërkoi përjashtimin e Ridvan Hados nga ky trup gjykues”, është shprehur mbrojtësi Maks Haxhiaj. Ndërkohë që procesi gjyqësor është në fazën e prezantimit të provave shkresore të organit të akuzës, rezultojnë në total 22 seanca gjyqësore të dështuara. Trupi gjykues që po shqyrton tragjedinë e Gërdecit është njohur në seancën e të hënës me aktin e ekspertimit tekniko-ushtarak të municioneve. Dokumenti tregon se fishekët dhe predhat, para demontimit në punishten e Gërdecit, duhej ti nënshtroheshin një kontrolli vlerësues për çmontimin e tyre. Ky proces në fakt dyshohet se nuk ka ndodhur. Ndërkohë akt-ekspertimi vëren edhe faktin se kosto financiare për transportin e municioneve nga repartet ushtarake duhej ti faturohej kompanisë “Meiko” e më pas ajo tia kalonte firmës “Albademil” për shlyerje. Në total ky gjyq numëron 28 të pandehur, ku katër të akuzuarit kyç janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndonëse kjo ngjarje mjaft e rëndë i mori jetën 26 personave, nuk është ndërmarrë asnjë lloj masë ndëshkuese për fajtorët.

Kundërshtohet vendimi i Financave

Avokatët kundër pajisjes

së tyreme kasat fiskale

TIRANE- Avokatët penalistë dhe ata civilë si çdo biznes tjetër do ti duhet të funksionojnë me kasa fiskale për të ushtruar aktivitetin e tyre. Kjo nismë e marrë nga Ministria e Financave dhe Tatimet, ka shqetësuar Shoqatën e Avokatëve Penalistë, të cilët gjatë një mbledhje u shprehën se situata është e paprecendentë. Sipas kreut të kësaj shoqate, Sajmir Visha, problemi shqetësues që ka të bëjë me vendosjen e kasave dhe TVSH nga ana e qeverisë, Ministrisë së Financave është një precedent i paprecedentë, kur në të gjithë botën për të gjithë avokatët nuk vendosen kasa apo ti nënshtrohen TVSH, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta me sistemin e avokatisë. Ndër të tjera avokatët penalistë u ndalen dhe tek mungesa e bashkëpunimit me Prokurorinë duke i lëshuar dhe një tjetër akuzë organit procedues. "Me Prokurorinë e Përgjithshme marrëdhëniet e shoqatës nuk kanë qenë pozitive për shkak se drejtuesi i saj nuk ka marr në konsideratë problematikën që ka pasur shoqata e avokatëve penalistë, por shpesh herë në letër këmbimin që kemi bërë ne si shoqatë është munduar ti kalojë kompetencat e saj drejtorit të përgjithshëm, zotit Sokol Stojani, ku raportet ndërmjet shoqatës së avokatëve penalistë dhe Prokurorisë së Përgjithshme kanë qenë tepër formale dhe aspak ligjore", tha Visha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›