“Shoqërova Lul Berishën në Sarandë për të blerë skaf”
15/02/2011 Biznesmeni Likmetaj në gjyqin e Bandës së Durrësit
TIRANE- Ka vijuar me dëshmitë e radhës procesi gjyqësor në ngarkim të 16 të pandehurve të Bandës së Durrësit. Kësaj here në sallën e gjyqit është thirrur në cilësinë e dëshmitarit biznesmeni Arben Likmetaj, i cili është pyetur në statusin e dëshmitarit të mbrojtjes. Para togave të zeza dëshmitari ka rrëfyer për episodin kur së bashku me të dyshuarin si kreu i bandës ka shkruar në Sarandë për të blerë një skaf. Ngjarja ka ndodhur më 20 gusht të vitit 1999, kur i pandehuri Lulzim Berisha së bashku me dëshmitarin kanë udhëtuar në drejtim të Sarandës. Sipas rrëfimit, Lulzim Berisha i ka kërkuar mikut të tij që ta shoqëronte deri në Sarandë, me qëllim blerjen e një skafi. Dëshmitari ka rrëfyer se me Lul Berishën ka pasur një raport mjaft të mirë shoqëror, duke mohuar që ky i fundit të ketë pasur probleme me ndonjë person. Por nga ana tjetër dëshmitari ka mohuar që të ketë qenë në dijeni të shkakut të blerjes së nja skafi. Ndërkohë që nga ana e togave të zeza është pranuar kërkesa e prokurorit, për të lexuar procesverbalet e tabulateve telefonike mes Lulzim Berishës, Endrit Dokles dhe Nard Kokës. Lulzim Berisha dhe Klodjan Saliu, që nga viti 1997 e në vazhdim, krijuan dhe drejtuan një organizatë kriminale, në të cilën u anëtarësuan rreth 15 persona të tjerë.