E Diel, 1 Nëntor 2026

Firmoset marrëveshja SHBA-Poloni

 

SHBA dhe Polonia kanë firmosur dje marrëveshjen për vendosjen e sistemit të debatueshëm të mbrojtjes raketore në vendin ish-sovjetik. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs nga Varshava, tha se sistemi i mbrojtjes raketore do t’i mbrojë të dyja vendet dhe një pjesë të madhe të Evropës kundër sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi nga elementë armiqësorë në Lindjen e Mesme. Në Republikën çeke do të vendoset një radar për të diktuar raketat. Marrëveshja ka hasur reagimin e ashpër të Rusisë, e cila ka kërcënuar se Polonia mund të bëhet objektiv për sulme bërthamore. Negociatat zgjatën 18 muaj, pas të cilave Rajs dhe homologu i saj polak, Radek Sikorski nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e raketave amerikane dhe trupave amerikane në tokë polake. Presidenti polak, Lech Kaczynski, tha se vendosja e mbrojtjes raketore ishte e drejta e Polonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›