Rusia refuzon Rezolutën e OKB, e pranon të pjesshme
Konflikti Rusi-Gjeorgji ka përfunduar për të gjashtën herë brenda pak ditësh në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku edhe kësaj radhe miratimi i Rezolutës, që i jep zgjidhjen përfundimtare çështjes, ka dështuar.
Rusia, e cila gëzon të drejtën e vetos në organin më të lartë ekzekutiv ndërkombëtar, ka bllokuar edhe një herë shqyrtimin e projektrezolutës mbi konfliktin në Kaukaz. Sipas ambasadorit rus në OKB, Vitali Çurkin, Rezoluta nuk respekton 6 pikat e planit të akorduara mes presidentit rus, Dimitri Medvedev dhe homologut të tij francez, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen. “Kjo projektrezolutë është në kundërshtim me kërkesat e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti francez Nikolas Sarkozi”, tha Çurkin. Projektrezoluta afirmon integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe i bën thirrje Rusisë që të tërheqë trupat në pozicionet që mbante përpara konfliktit. Ndërkohë, Rusia ka njoftuar se ushtarët e saj në Gjeorgji do të tërhiqen në pozicionet që i kishin para fillimit të luftës, deri të premten. Presidenti rus, Dimitri Medvedev, duke iu përgjigjur shqetësimit të perëndimit mbi tërheqjen e ngadaltë të trupave ruse, që sipas paktit duhet të rikthehen në pozicionin që ishin para 6 gushtit, tha se procesi do të përfundojë deri të premten. Sipas Shtëpisë së Bardhë, trupat ruse kanë dhënë shenja për tërheqjen e tyre, por kjo nuk është e mjaftueshme.
Pika kontrolli
Ushtarët rusë nga ana tjetër, kanë ndërtuar kampe dje në të paktën tre pozicione në Gjeorgjinë Qendrore-Perëndimore. Edhe në lindje të vendit, ushtarët rusë kanë ndërtuar një vend vëzhgimi në drurët e kodrave jashtë qytetit Igoeti, 30 milje nga kryeqyteti Tbilisi. Trupat ruse kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë rajonin e Gorit, duke bllokuar edhe mjete gjeorgjiane për kalim, ndërsa kanë nën kontroll edhe portin Poti të Detit të Zi, pikë strategjike për ngarkesat e naftës në Gjeorgji. Një zyrtar rus ka deklaruar se Rusia planifikon të ndërtojë disa pika kontrolli, që do të kenë në dispozicion qindra ushtarë dhe do të veprojnë në të ashtuquajturën “zonë e sigurisë” në kufirin me Osetinë Jugore. Sipas Rusisë, në republikën separatiste gjatë sulmit të Gjeorgjisë kanë humbur jetën 113 civilë. Republikat separatiste të Gjeorgjisë, Osetia Jugore dhe Abkhazia, të sigurta në mbështetjen e Rusisë, kanë kërkuar nga Moska, që të njohë pavarësinë e tyre pasi bashkëjetesa me gjeorgjianët do të ishte e pamundur tani e tutje.
Njohje separatistëve
Edhe pse Rusia në të kaluarën ka rënë dakord se dy republikat separatiste ishin pjesë e integritetit territorial gjeorgjian, sinjalet nga Kremlini për njohjen dhe mbështetjen e tyre janë intensifikuar. Parlamenti Rus, Duma Shtetërore, do të takohet të hënën në një sesion emergjent për të vendosur, nëse do ta njohin apo jo pavarësinë e dy provincave. Pritet që vendimi i Dumës të jetë sipas dëshirës dhe direktivave të Kryeministrit Vladimir Putin dhe Presidentit Dimitri Medvedev. Ky i fundit, gjatë një takimi në Moskë me liderët e dy republikave separatiste, kur ata nënshkruan armëpushimin në planin me gjashtë pika të Sarkozisë, konfirmoi mbështetjen e Rusisë për aspiratat e tyre dhe shpesh herë në deklarata mediatike ka theksuar se “për fat të keq bashkëjetesa mes osetianëve dhe abkhazianëve me gjeorgjianët do të ishte e pamundur pas kësaj që ndodhi”. Nuk do të ishte çudi që pas miratimit të mundshëm nga Duma, të pavarësisë së dy republikave gjeorgjiane, edhe Medvedevi, i cili do të ketë fjalën e fundit që ky veprim të bëhet zyrtar, të jepte miratimin e tij. Një veprim të tillë Rusia e ka paralajmëruar edhe në presionet e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku Duma ruse ka diskutuar në një seancë, se nëse Perëndimi njeh pavarësinë e Kosovës atëherë detyrimisht Rusia duhet të njohë atë të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. Diplomatë dhe analistë me emër ndërkombëtare kanë komentuar shpesh se, gjendja e Kosovës nuk ka lidhje me atë të rajoneve të tjera në botë, pasi Kosova ka qëndruar tetë vjet nën mbikëqyrjen e OKB-së, gjë që nuk e ka pasuar asnjë republikë tjetër në botë. Ekspertët theksojnë se gjithçka që ndodhi në Osetinë Jugore dhe Abkhazi është pjesë e politikës së superfuqive për pikat e kalimit të naftës në Evropë, ku Kaukazi është rajon strategjik.
“Rusia do të përgjigjet për Gjeorgjinë”
Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband tha se Britania nuk do ta falë Rusinë mbi sjelljen e saj në Gjeorgji. Miliband, gjatë vizitës së tij në Tbilisi paralajmëroi Rusinë, se ajo përballet me pasoja serioze nëse Moska nuk e respekton paktin për tërheqjen e trupave. “Tërheqja është hapi i parë, por kjo nuk do të thotë se ne e kemi harruar atë që ka ndodhur në Gjeorgji. Vështrimi i tankeve ruse në qytetin evropian ka qenë pamje mjaft armiqësore”, tha ai. Miliband e cilësoi si të papranueshme shkatërrimin e infrastrukturës gjeorgjiane.
“S’mund ta pranojmë këtë lloj verbërie”
Ministri francez, Bernard Kushner, vendi i të cilit ndërmjetësoi paktin e tërheqjes së trupave dhe armëpushimit me Rusinë, ka reaguar ashpër dje pas shqetësimit të ngritur në të gjithë perëndimin, se trupat ruse nuk po tërhiqen, por për më tej po përforcojnë disa pika kontrolli në Gjeorgji. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve, “International Herald Tribune” ai kritikoi Rusinë, pasi nuk po vepronte sipas premtimeve të vazhdueshme për t’u tërhequr nga Gjeorgjia: “Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj verbërie, të mos pranojnë ligjin ndërkombëtar”, ka cituar ai i revoltuar.