E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident në Madrid, 147 viktima nga shpërthimi i avionit

 

Një incident i rëndë ka ndodhur në Madrid të Spanjës, në aeroportin e Barajas. Një avion i kompanisë “Spanair” me 172 pasagjerë në bord, ka dalë nga pista dhe ka shpërthyer gjatë fazës së ngritjes në ajër. Avioni ishte drejtuar për në ishujt Kanarie dhe ka marrë jetën e 147 personave. Sipas shërbimeve të ndihmës së shpejtë, vetëm 26 janë të mbijetuar dhe kjo quhet një mrekulli për dëshmitarët që kanë parë flakët në aeroport. Avioni pas daljes nga pista, ka marrë flakë dhe sipas ekspertëve dhe ekzaminimeve të deritanishme, incidenti ka ndodhur për shkak të shpërthimit të motorit të majtë të mjetit. “Brenda në avion kishte shumë trupa të karbonizuar”, rrëfejnë personat e shërbimit të ndihmës së shpejtë. Një tjetër prej tyre thotë se ka parë vetëm 23 të mbijetuar, të gjithë në kushte kritike për jetën. Mënyra për të dhënë ndihmën është e komplikuar, zjarrfikësit kanë hyrë me vonesë në aeroport dhe temperaturat brenda avionit ishin tepër të larta. Një re e madhe tymi mbuloi terminalin dhe katër nga mbetjet e avionit MD82, i nisur drejt Las Palmas, në ishujt Kanarie. Sipas burimeve zyrtare në Madrid, 45 pasagjerë kanë vdekur, 19 të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa 35 kanë shpëtuar.
Por, burime nga ekipet e emergjencave i përgënjeshtruan këto shifra. Ata thanë avioni është shkatërruar plotësisht. Në vendngjarje mbërritën mbi 20 ambulanca dhe shumë makina zjarrfikëse. Për të afërmit e incidentit qeveria spanjolle ka vënë në dispozicion një numër falas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›