Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skënderbeut
Dramaturgjia përbën
pjesën më të papërfillshme
në letrat shqipe.
Nga ana e saj, jeta teatrale
nuk ka shkëlqyer kurrë në
këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria
është i vetmi vend në Europë që
nuk ka ende një ngrehinë teatri,
të denjë për këtë emër. Teatri
Kombëtar i sotëm, ish-Teatri
Popullor i kohës së komunizmit,
i cili quhej dikur Kinema Kosova,
nuk ka qenë veçse një ndërtesë e
përkohshme, nga ato që ushtria
italiane i përdorte për zbavitjen
e trupave të saj. Për një habi, që
në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme,
faktorët proteatrorë
në Shqipëri janë të barabartë me
ata kundërteatrorë. Duket sikur
nga përplasja e tyre nuk mund të
kishim veçse këtë tokë të askujt.
Ndër rrethanat që mund t‘i
jepnin shtysë të ndjeshme teatrit
shqiptar, dallohen tri kryesoret.
E para, vendi i shqiptarëve, që
prej mijëra vitesh është fqinj me
atë të grekëve, trualli ku lindi
teatri antik. Për nga gërmadhat
e moçme teatrore, Shqipëria
është ende sot një nga vendet më
të pasura në kontinent. E dyta,
doket shqiptare, qoftë të gëzueshmet,
qoftë të përzishmet, kanë
një ngjyrim të theksuar teatror.
E treta, vetë tipologjia e njeriut
shqiptar, gjestet, e folura, dëshira
për t‘u dukur, etja për lavdi, për
publik e për duartrokitje e afrojnë
atë më shumë nga teatri se nga
realizmi.
Faktorët e kundërt me këto
nuk kanë qenë as më të paktë e
as më të dobët. Në pesë shekujt e
sundimit osman, në mos ndalimi
i plotë i teatrit, armiqësia e shtetit
turk ndaj tij, bëri që shtetasit e
perandorisë të largoheshin nga
trazimet që jepte skena. Gjysmë
i ndaluar, teatri pati një zhvillim
fare të druajtur vetëm atëherë
kur Turqia ndihej e detyruar t‘i
bënte lëshime Europës dhe europianizmit.
Vendet nën pushtim
zakonisht s‘kanë teatër të zhvilluar.
Mungesa e jetës shoqërore,
e institucioneve dhe pasioneve
partiake, e jetës parlamentare,
e tribunave dhe përplasjes së
ideve, e fushatave dhe proceseve
të mëdha, së fundi, mungesa e
shtypit të lirë, të gjitha këto kanë
bërë që tundimi teatror të mos
këndellej asnjëherë.
Koha çerekshekullore e dy
mbretërive shqiptare, me një
rend republikan midis, ishte e
pamjaftueshme për të davaritur
përgjumjen e një nate pesëshekullore.
Ideja e Fan Nolit,
për të përdorur drama të tilla
si "Jul Cezari" i Shekspirit, ose
"Armiku i popullit" i Ibsenit, si
ushqim zëvendësues, në mungesë
të dramaturgjisë shqiptare,
ishte e fisme si ide, por iluzore në
thelbin e saj.
Si të mos mjaftonte kjo mbrapshti,
pikërisht kur po vinte koha
e zgjimit të vërtetë, mbi teatrin
shqiptar ra një fatkeqësi e re:
faktori komunist. S‘ngjante me
përgjumje, përkundrazi shoqërohej
me lodërti dhe zhurmë
festash e olimpiadash, por, në të
vërtetë, ishte më e keqe se gjumi.
Ndërsa gjithë letrat shqipe i vuajtën
teoritë varfëruese të realizmit
socialist, heroin pozitiv zotërues,
urrejtjen klasore, klimën e hareshme
drejtpeshuese, e të tjera
marrëzi të ngjashme, teatri ishte
ai që do të rrëzohej përfundimisht
prej tyre. I luajtur në skenë
përpara sallave të mbushura,
të cilat syrit dyshues të shtetit
i ngjanin si salla të mundshme
mitingjesh kundër tij, teatri iu
nënshtrua një censure paranojake.
Për të dhënë veç një shembull,
mjafton të përmendim teorinë e
mungesës së konfliktit, asaj që
i hiqte teatrit edhe mundësinë
e fundit të ballafaqimit, qoftë
edhe në mënyrë fare të druajtur,
të mendimeve disi të ndryshme.
Një nga marrëzitë më të mëdha,
ishte zotërimi i heroit pozitiv, i cili
u bë aq i mërzitshëm e i bezdisshëm,
saqë në krahasim me të,
personazhet negativë, pijanecët,
horrat, kumarxhinjtë, borgjezët
e rrëzuar plot vese, ngjanin më
tërheqës se pozitivët, duke rrezikuar
të bëhen model për spektatorët.
Nga frika e një gjëje të tillë,
u shpik teoria e radhës, që në
teatër konflikti midis "të mirit e
të ligut" të zëvendësohej me një
tjetër, atë të konfliktit midis "të
mirit" me "më të mirin"!
Ishte një nga shenjat që jo
vetëm të ashtuquajturit art socialist,
por gjithë rendit, po i
vinte fundi.
2.
Në fundajën e varfër e të pikëllueshme
që u përmend më
lart, nuk mund të kishim veç një
prodhim të paktë e të varfër teatror.
Nuk ishte e rastit që drama
e parë shqipe u shkrua jashtë
Perandorisë Otomane, nga arbëreshi
Françesk Anton Santori, aty
nga mesi i shekullit XVIII. Ashtu si
nuk qe e rastit që një nga dramat
e rralla të mëvonshme, "Izraelitë
e filistinë" e Fan Nolit, siç e tregonte
titulli, ishte tepër larg jetës
shqiptare. Më pas, dy komeditë e
Anton Zako Çajupit, "Pas vdekjes"
dhe "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër",
të vetmet që vazhdojnë të
luhen deri në ditët tona, arritën
të sjellin në skenë diçka nga jeta
shqiptare.
Pjesë teatrale patriotike,
shpesh sentimentale, disa herë
me subjekte antike, si ato të
Ethem Haxhiademit, e krahas
tyre drama moralizante dhe pjesë
teatrale me subjekte edukuese,
emancipuese e fetare, si ato të
shkrimtarëve katolikë veriorë,
ndër të cilat "Juda Makabe" e At
Gjergj Fishtës, ishin të pamjaftueshme
për të siguruar një klimë të
vijueshme të jetës teatrore.
Në këtë tablo të paktë e manastirore,
është e kuptueshme
që kërkesat e ligjshme për një
dramaturgji të nivelit të lartë
vetvetiu do të zbeheshin. Është
kjo një arsye më tepër që t‘i
gëzohemi ndoshta më tepër se
ç‘duhet zbulimit të dorëshkrimit
të një drame, zbulim që në kushte
të tjera të një zhvillimi normal të
dramës do të kalonte ndoshta jo
fort i vërejtshëm.
Është fjala për dramën "Foleja
kombëtare" e Mithat Frashërit,
personalitet i shquar i jetës kulturore
dhe politike shqiptare,
bir dhe nip i familjes së madhe
të Frashërllinjve. Është një rast i
qartë kur personazhi e kapërcen
dukshëm veprën e vet, në këtë
rast dramën e vetme që e ka lënë
në dorëshkrim.
Kur një shkrimtar kthehet në
lider, ose anasjelltas, lideri në
shkrimtar, gjithmonë krijohen
probleme. Me Mithat Frashërin,
alias Lumo Skëndo, çështja është
më e ndërlikuar. Prozator me
talent të spikatur, shkrimtar fin,
autor, ndër të tjera, i librit me tregime
dhe novela "Hi dhe shpuzë",
si dhe i kujtimeve për një udhëtim
të vitit 1915 në Zvicër, pamjet e
së cilës i ripërtërijnë ëndrrën e
vjetër të rilindësve për ta parë
atë vend si model të ardhshëm
të Shqipërisë europiane, Mithat
Frashëri është zhvendosur disa
herë nga letërsia në politikë dhe
anasjelltas, derisa e ka lënë këtë
botë në moshën gjashtëdhjetenëntëvjeçare.
Për vdekjen e tij
misterioze, në një hotel të Nju-
Jorkut, më 1949-ën, gjithmonë e
më tepër shtohen dyshimet se ka
qenë vepër e zbulimit të fshehtë
sovjetik për llogari të aleatit të
tij, Shqipërisë komuniste. Në
këtë rast, do të kishim të drejtë
të thoshim se nga dy pasionet e
tij në jetë, ishte politika ajo që ia
mori jetën, në kohën që letërsia i
dha një jetë të dytë.
Ndërsa vepra e tij letrare në
prozë ka zënë vend në fondin e
thesarit shqiptar të letrave, drama
"Foleja kombëtare" nuk ka
qenë veçse një incident, aspak
me kuptimin e keq të fjalës. Ai
vetë duhet ta ketë gjykuar si të
tillë, përderisa nuk e ka botuar,
por as asgjësuar. Më tepër se një
dramë është drafti i një drame,
një synim, një skicim, një ngrehë
paraprake për pjesë teatri, e lënë
në kantier, siç u ndodh shpesh
njerëzve të letrave. Në fund të
fundit, mund të merret si një
peng a qortim ndaj dramaturgjisë
së kursyer shqiptare, e cila gati
dy shekuj pas dramës së parë
shqipe, ende s‘ka qenë në gjendje
të japë një pjesë të madhe teatri,
nga ato që skenat e çdo vendi e
presin gjithmonë me padurim.
"Foleja kombëtare", ndonëse
e pakryer si vepër, zgjon interes
për një vlerë gjithmonë të çmuar
në art: synimin për përmasa të
mëdha. S‘është vetëm rrokja e
dy trazimeve themelore të jetës
shqiptare për gati një shekull,
ndriçimi përmes dijes dhe arsimit
të kombit në mënyrë paralele,
për meshkujt dhe për femrat, as
për listën tepër të lartë e të fisme
të personazheve, duke nisur nga
Naim Frashëri, At Gjergj Fishta,
Lef Nosi, Jani Vreto, Pashko Vasa,
Sami Frashëri, sulltani turk, motrat
Qiriazi, ministri i Jashtëm
turk etj., për të përfunduar te
pjesa e pafisme, si spiuni shqiptar
Halil, që spiunon Naimin te vetë
ministri i Brendshëm turk etj.
Është fjala për trajtimin dramatik
të gjithë kësaj lënde në një
horizont të gjerë, të njohur tepër
rrallë, për të mos thënë të panjohur
për teatrin ballkanik. Është
fjala për skenat, si ajo e aktit të
parë, ku autori, natyrshëm e pa
asnjë kompleks, vendos përpara
nesh dy personazhe, që për nga
qëllimet janë më të largët se dy
planetë: sulltanin turk Abdyl Hamitin
dhe poetin shqiptar Naim
Frashëri. Dialogu midis tyre është
më se befasues e paradoksal. Sulltani
e paralajmëron, më saktë, e
kërcënon Naim Frashërin, se përgjegjësia
për trazimet që mund të
sjellë çelja e shkollave shqipe, do
t‘i bjerë atij si një nga zyrtarët më
të lartë të censurës perandorake!
(Diçka aspak e shpikur prej autorit
- nip të poetit të madh.)
3.
Që Mithat Frashëri e hodhi
për herë të parë e, me sa duket, të
fundit, këtë dëshirë të tij teatrore,
në vitet tridhjetë, dëshmonte se
dy çështjet që do të përcaktonin
fatin e mëtejshëm të kombit:
shkollat shqipe dhe emancipimi i
gruas shqiptare (të dyja të zhytura
në terr prej osmanllisë) ishin
ende probleme të ditës, madje
do të vazhdonin të ishin të tilla
në të ardhmen.
Mithat Frashëri, i fajësuar me
gjithë koleksionin e akuzave,
të cilat njeriu shqiptar, për fat
të keq, i përdor aq bujarisht, i
himnizuar me koleksionin tjetër,
të kundërtin, si "gjeni i kombit",
që njeriu shqiptar, përsëri për
fat të keq, i përdor aq koprracisht
kur duhet, e aq pa vend
kur nuk duhet, ka shfaqur disa
herë parashikime me të vërtetë
profetike. Sikur ta ndiente nga
do t‘i vinte jo vetëm fatkeqësia e
re kombit shqiptar, por atij vetë,
vdekja, ishte i pari njeri në botë
që gjeti një fill bashkues midis
ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe
rebelimit proturk të Haxhi Qamilit
në Shqipëri, katër vite më
parë, më 1913!
Si një paralajmërim ndëshkimi
për atë profeci, dy vite përpara
vrasjes në Nju-Jork, armiku
numër një i Frashërit, shefi i
komunistëve shqiptarë, shkroi
të vetmen sprovë historike, kushtuar
Haxhi Qamilit, ku, në
kundërshtim të plotë me gjithë
mendimin shqiptar, e himnizonte
të çmendurin mizor nga
Sharra, që nën zhurmën e daulleve
dhe ulërimave "Dum Babën!"
(lexo Sulltanin) kërkonte kthimin
e Shqipërisë nën sundimin
osman.
Kjo kundërvënie e dy personazheve
rrotull psikopatit
turkofil ishte kuptimplotë. Ajo
dëshmonte se sundimi osman
në Shqipëri ishte më keq se një
sundim ushtarak. Ajo dëshmonte
synimin osman, jo thjesht për ta
mbajtur të sunduar Shqipërinë,
por për ta zhbërë si të tillë. Turqizmi
i popullit shqiptar ishte
projekti më i lemerishëm me të
cilin atij i ra fati të ndeshet. Për
fat të keq, mekanizmat mbrojtës
të tij nuk u treguan të aftë për të
shmangur plotësisht të keqen.
Për vizionin otoman, ndër popujt
e Ballkanit, populli shqiptar
ishte ai që ndërkaq kishte vdekur.
Ai përftohej si turk, trajtohej si i
tillë, me fjalë të tjera favorizohej
si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte
identitetin e vet, ndëshkohej
egërsisht si turk i pabesë.
Një pjesë e tragjedisë shqiptare
ishte pikërisht interpretimi i
keq i statusit të tij. Në vjershën e
dëgjuar "Jam turk, elham-dulila",
poeti Esad Mekuli e shpallte me
dëshpërim këtë nyjëtim dramatik
ku kishte ngecur ende si në kurth
njeriu shqiptar. Shumë njerëz
bënin pyetjet: përse Shqipërisë i
shkojnë punët mbrapsht? Përse
për të tjerët po zbardhte liria, e
për Shqipërinë jo?
Rilindja shqiptare, bashkë me
pararendësit dhe pasrendësit e
saj, e kapi hijen e vdekjes që po
i vërtitej kombit. Robëria e gjatë
po pillte filozofinë e robërisë,
ngadhënjimi i së cilës do të ishte
shumë herë më fatal se robëria
vetë. Shkrimtarët veriorë, Budi,
Bardhi, Bogdani, më pas arbëreshët
me De Radën në krye, e fill
pas tyre vargu i vetë rilindësve, të
herët a të vonë, si Naimi, Mjeda,
Çajupi, Fishta e deri te Noli, u
ranë gjithë kambanave që duhej
të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur
kundër robërisë, por sidomos
kundër filozofisë së saj.
Për aksionin e saj, dëshpërimisht
solemn, Rilindja shqiptare
solli në Shqipëri fantazmën e
dëbuar, Gjergj Kastriotin, të cilin
Europa, për fatin tonë, na e ruajti,
jo vetëm në sheshet dhe rrugët
e pagëzuara me emrin e tij, por
edhe në kujtesën e saj.
Mithat Frashëri ishte njëri nga
rilindësit që i jetoi të tria kohët,
atë të sundimit osman, të Shqipërisë
së pavarur dhe fillimin e
komunizmit, asgjësuesin e tij.
Koha e republikës së Nolit dhe
ajo e mbretërisë së Zogut, e para
mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e
gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në
kundërshtim me njëra-tjetrën në
shumë gjëra, u bashkuan në një
pikë themelore, njëmendësimin
e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe
testamentin e Gjergj Kastriotit,
thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre
nga statusi idealist e romantik
dhe vënien në themel të institucioneve,
të filozofisë, të politikës
e të strategjisë shqiptare.
Për fat të keq, koha e pavarësisë
ishte e shkurtër për t‘ia lënë
vendin periudhës groteske të
varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist.
Pyetjet: përse Shqipëria
vazhdon të jetë e pafat, përse të
tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin
tani, me të njëjtin pezm fatalist,
ndonëse për një tjetër fatkeqësi.
Ato pyetje do të përsëriteshin më
pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas
rënies së komunizmit. Ato vazhdojnë
të bëhen sot, jo vetëm nga
mendjet elitare, por nga shumica
e shqiptarëve, gjithkund ku ata
ndodhen. Përgjigjet për to janë
të ndryshme dhe kjo është e
kuptueshme. Pas dy robërive, aq
pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar
i botës mbetet ende i turbullt
e kaotik. Midis përgjigjeve është
njëra që gjithmonë e më shpesh
përsëritet, në mënyrë ogurzezë:
në Shqipëri punët do të shkojnë
gjithmonë e më mbrapsht, përderisa
në qendër të Tiranës nuk
do të hiqet shtatorja e Skënderbeut
për t‘u zëvendësuar me
atë të Sulltan Muratit. Ngjan e
pabesueshme, por këto fjalë të
një rimohuesi nga Shqipëria,
hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo
më larg se tre muaj më parë. Një
tjetër rimohues, këtë herë nga
Kosova, shkruan, e zezë mbi të
bardhë, se "antishqiptari Gjergj
Kastrioti Skënderbeu, është protagonist
kryesor i historiografisë
komuniste, i futur në tekstet e
historisë prej komunistëve". Emri
i këtij rimohuesi është H. Ferraj
dhe sa ç‘është e madhe habia për
mashtrime të tilla, po aq, në mos
më shumë, është habia tjetër se
ky rimohues paska përkrahje në
rrethet universitare e gjysmëzyrtare
në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky,
duke abuzuar me lirinë kaotike,
shpesh karikatureske shqiptare,
guxojnë të hedhin mendimin se
regjimi i egër komunist shqiptar,
ishte i tillë ngaqë u projektua në
bazë të orientimit të rilindësve
shqiptarë! Për të mos u zgjatur
me këtë barbari shembujsh, po
e mbyllim me fjalët e një tjetër
rimohuesi, prapë nga Kosova, që
bën paralajmërimin se të kesh
qëndrim mohues ndaj Perandorisë
Osmane sot është njëlloj si të
sulmosh miqtë tanë amerikanë,
që çliruan Kosovën!
Ǒtë thuash për këtë nostalgji
të ringjallur befas një shekull
pas ikjes së osmanëve? Ta quash
groteske, tragjike, komike nuk
mjafton.
Të thuash se po t‘i përmbahej
programit të Rilindjes, Shqipëria
jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste,
por do të ishte prej kohësh
një shtet model në Bashkimin
Europian, është prapë pak. Të
thuash se i ashtuquajturi "mit" i
Skënderbeut, u ngjiz shekuj më
parë kur komunizmi nuk ekzistonte
askund, se u sublimua prej
Rilindjes dhe pastaj prej kohës së
pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut,
se komunizmi jo vetëm ishte i
huaj për të, por në vitet e flirtit
me jugosllavët 1946-1947, emri
i heroit pothuajse u zhduk nga
shtypi shqiptar. Të vazhdosh me
kronikën e asaj që mund të quhet
"lufta e shtatoreve", kur më 1968,
qeveria shqiptare bëri çmos që
pagëzimi i sheshit "Skënderbe"
në Paris, bashkë me shtatoren
midis, të mos lejohej prej qeverisë
franceze dhe bashkisë së
Parisit? Të vazhdosh me ngritjen
e shtatores së shefit të komunistëve
shqiptarë, njëzet hapa
pranë shtatores së heroit, paralajmërimi
i hapur, se Kastrioti
do të zhvendosej së shpejti dhe
sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i
përkiste këndej e tutje, patronit
të ri komunist? (Brenda tre viteve,
historia do të jepte një nga
mësimet madhështore të saj, kur
princi mesjetar do ta shihte rivalin
jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej
mu përpara syve, krejtësisht në
stilin e Mesjetës.)
Shumëkujt mund t‘i duket se
të ngresh çështje të tilla, pra të
polemizosh me të çmendurit,
është kohë e humbur. Ndërkaq,
të çmendurit (që në këtë rast do
t‘i përligjnim po të ishin thjesht
të tillë), vazhdojnë veprën
shkatërruese mu në sytë tanë.
Në kohën që po shkruhen këto
radhë, metropoli shqiptar vlon
nga polemika: ta ruajmë apo
ta rrëzojmë Skënderbeun! Vetë
shtrimi i çështjes është njollë e
zezë për Shqipërinë. Dihet se
kush do ta fitojë këtë polemikë,
por vetë fakti që ajo ndodhi, që
populli shqiptar, një shekull pas
osmanllisë, ende guxoi ta lejojë
një pyetje të tillë, është një turp
për të. Nën këtë ndriçim të keq,
do të zbulohet ndoshta më qartë
ai cen që e ka shtyrë disa herë nga
gabimi në gabim.
Polemika vulgare dhe imorale
për rilindësit dhe Skënderbeun
është shenja e një sëmundjeje më
të thellë, prej së cilës kombi shqiptar,
nëse kërkon një të ardhme në
këtë botë, duhet të shërohet.
Intelektualët që nismëtuan
baltën kundër Skënderbeut dhe
Rilindjes nuk janë katundarë
me shallvare që i bien daulles e
klithin "Dum Babën!". E ndërkaq,
mund të thuhet se janë jo vetëm
më të rrezikshëm, por më vulgarë
e më pa moral se ata.
Duket fyerje, natyrisht, të merresh
me ta. Dhe ashtu është. Por
kur ujërat e zeza vërshojnë befas,
dikush duhet të merret me to. Të
mësuar të nderojmë personazhe
të shquar, artistë, politikanë e gra
të bukura, në çastin kur ujërat e
zeza shpërthejnë, ne kujtohemi
për ata që përveshin mëngët e
zbresin të punojnë mes tubave,
veglave e territ, atje ku nuk guxon
të zbresë kush.
Duke kujtuar se po ia hedhin
publikut, intelektualët gjysmakë,
ata që ushqehen kryesisht nga
"Google", merren me raportet
mit-histori, pa kuptuar asgjë prej
tyre. Pa e ditur se nocionet mit,
histori, mitizim e çmitizim janë
shumë më të ndërlikuara se ç‘i di
mendja e tyre e ngushtë. Me nocione
të tilla zakonisht, e sidomos
me raportet mit-histori, është e
lehtë të bëhen spekulime. Përpara
se të jenë kundërthënëse, ato
janë plotësuese, dy vizione të botës,
njëri i dendësuar jashtë mase,
e tjetri, po ashtu, jashtë mase i
faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë:
të rrëfejnë botën dhe njerëzimin.
Seriozë nuk janë provokatorët e
këtij diskutimi, por serioz është,
ndërkaq, problemi.
Në kohën kur Shqipërisë së
sotme, familja e popujve europianë
i kërkon zbardhjen e
së vërtetës për regjimin e saj të
turpshëm, prej të cilit nuk ka as
njëzet vite që ka dalë, një aksion
thellësisht çoroditës kërkon ta
kthejë energjinë dhe vëmendjen
gjashtë shekuj pas, në një hulumtim
krejtësisht të kotë.
A ka alibi për këtë çoroditje?
A ka vërtet diçka serioze për
të qortuar e ndrequr në atë që
është quajtur "moti i madh" i
shqiptarëve? Ajo epokë, si asnjë
tjetër, është zbardhur e dëshmuar
në mijëra libra e studime, nga
Uashingtoni në Tokio, nga Tirana,
Venediku e Roma në Londër, Stokholm
e Shën Petërburg.
Nga kjo mizëri botimesh e
faktesh del një dëshmi përgjithësisht
unanime: një luftë për jetë
a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë
ballkanasve kundër Perandorisë
Osmane. Një thyerje me pasoja
fatale: shkatërrim fizik, kulturor,
moral. Për ironi të fatit, populli
shqiptar, ai që besoi se po favorizohej,
pësoi goditjen më të rëndë.
Ajo ishte në logjikën osmane:
popullit që iu vu shenjë për t‘u
turqizuar, pikërisht ai, në rast
kundërshtimi, do të ndëshkohej
më rëndë. U shestuan, kështu,
dy projekte paralele: shkombëtarizimi,
që do të ndodhte në
truallin shqiptar, shpërngulja
masive, gjenocidi i fshehtë, që
do të përfundonte në rrafshinat
e Anadollit. Akti i fundit i kësaj
shpërnguljeje do të ndodhte në
shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve
të fshehta turko-jugosllave për
të zbrazur një pjesë të Kosovës.
Ajo që më së shumti vërteton
jo favorizimin, por diskriminimin
shqiptar, është ndalimi i gjuhës
së shkruar shqipe dhe ndalimi i
shkollave shqiptare. Asnjë gjuhë
tjetër dhe asnjë shkollim në Europë
nuk kanë pasur një martirizim
të tillë: pesë shekuj dënim.
Për të mos u zgjatur, mjafton
një statistikë tmerruese nxjerrë
nga "Historia e shqiptarëve", e
francezit Serge Metais, botuar në
vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit
është e pabesueshme. Më
1887, në Shqipëri kishte tre mijë
shkolla. Prej të cilave një mijë e
dyqind shkolla publike turke, po
aq shkolla private greke, treqind
shkolla bullgare, serbe dhe vllahe,
shkollë shqipe vetëm një, me
drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati
çdo gjuhë lejohej të mësohej në
"perandorinë tolerante", përveç
njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia
s‘mbaron me kaq. Katër
vite më pas, Pandeli Sotiri vritet,
shkolla shqipe mbyllet!
Kjo është e vërteta, që ende
nuk është shpalosur qartë përpara
popullit shqiptar.
Por rimohuesit nuk e duan
këtë të vërtetë. Në vend të saj,
ata duan të vendosin një tjetër
histori. Siç u pa më lart, për ata
pushtimi, pra, sundimi osman
nuk ka qenë i keq. E keqe dhe
kundërproduktive ka qenë qëndresa
e Gjergj Kastriotit. Duke e
sulmuar Kastriotin, më shumë se
njeriun e shpatës, ata sulmojnë
vizionarin e madh, princin, që,
ndryshe nga të tjerët, e ktheu
vështrimin drejt Europës. Në këtë
mënyrë, bashkë me doktrinën e
lirisë, ai nismëtoi programin më
europianist shqiptar, më modernin
program të këtij populli.
Është e qartë tani përse rimohuesit
shqiptarë janë kundër
testamentit të tij. Teza e tyre se
sundimi osman s‘ka qenë i keq, e
keqe ka qenë qëndresa, mund të
përkthehet fare saktë: e mirë për
Shqipërinë nuk është Europa, por
Azia. Andej, pra, të kthehemi!
Nga ky këndvështrim, mendimi
gjenial i Mithat Frashërit kur e
përqasi mizorinë haxhiqamiliste
me atë bolshevike, e ruan ende të
plotë vlerën e vet.
Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm
shfaqet këtu si synim i
përbashkët i dy armiqve kryesorë
të Europës, otomanizmit dhe
bolshevizmit.
Rrënimi i Skënderbeut është i
pandarë nga rrënimi i Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti është vënë kështu
në një rrethim të dyfishtë: nëse
përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit,
problemi mbyllet thjesht.
Nëse mbetet në këmbë, siç ka
ndodhur e do të ndodhë përsëri,
të mbetet i tillë jo si shqiptar,
por me tjetër kombësi. Kjo do të
ishte nga njëra anë zbrazja më e
madhe e Shqipërisë, e nga ana
tjetër mbyllja e një cikli të zi për
Kosovën, kur kjo e fundit, provincë
e përjetshme serbe dhe djep i
Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve,
do ta kishte të natyrshëm,
sipas tyre, një kryezot serb.
4
Nostalgjia e kohëve të fundit
për osmanizmin, nostalgji që vetë
Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste
do ta dënonte, është më
shumë se shqetësuese. Çdo vonesë
në zbehjen e pastaj shuarjen e
saj e bën më të zezë njollën që ajo
po i vë kësaj shoqërie.
Raportet e një populli me
lirinë janë shenja e parë identifikuese
e tij. Ato janë karta e
parë kredenciale, e fisme apo e
pafisme, me të cilën ai shfaqet
përpara familjes së popujve.
Flirtet e turbullta me robërinë
dëshmojnë, as më pak, as më
shumë, raportet e turbullta me
lirinë. Një dëshmi e munguar për
këtë të fundit, do ta vinte kombin
shqiptar në bankën e turpit, si i
vetmi popull në kontinent, që,
duke shkelur më të epërmin ligj
moral të njerëzimit, e modifikoi
identitetin e vet, për t‘ia përshtatur
atë robërisë.
Historia e kthyer në mit (dhe
jo miti në histori) e Kastriotit ka
qenë dhe mbetet një histori fund
e krye pozitive, shqiptare dhe
europiane. Është pjella e parë e
përbashkët e Shqipërisë me Europën
dhe, si e tillë, përveç që na
nderon, na jep shpresë.
pjesën më të papërfillshme
në letrat shqipe.
Nga ana e saj, jeta teatrale
nuk ka shkëlqyer kurrë në
këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria
është i vetmi vend në Europë që
nuk ka ende një ngrehinë teatri,
të denjë për këtë emër. Teatri
Kombëtar i sotëm, ish-Teatri
Popullor i kohës së komunizmit,
i cili quhej dikur Kinema Kosova,
nuk ka qenë veçse një ndërtesë e
përkohshme, nga ato që ushtria
italiane i përdorte për zbavitjen
e trupave të saj. Për një habi, që
në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme,
faktorët proteatrorë
në Shqipëri janë të barabartë me
ata kundërteatrorë. Duket sikur
nga përplasja e tyre nuk mund të
kishim veçse këtë tokë të askujt.
Ndër rrethanat që mund t‘i
jepnin shtysë të ndjeshme teatrit
shqiptar, dallohen tri kryesoret.
E para, vendi i shqiptarëve, që
prej mijëra vitesh është fqinj me
atë të grekëve, trualli ku lindi
teatri antik. Për nga gërmadhat
e moçme teatrore, Shqipëria
është ende sot një nga vendet më
të pasura në kontinent. E dyta,
doket shqiptare, qoftë të gëzueshmet,
qoftë të përzishmet, kanë
një ngjyrim të theksuar teatror.
E treta, vetë tipologjia e njeriut
shqiptar, gjestet, e folura, dëshira
për t‘u dukur, etja për lavdi, për
publik e për duartrokitje e afrojnë
atë më shumë nga teatri se nga
realizmi.
Faktorët e kundërt me këto
nuk kanë qenë as më të paktë e
as më të dobët. Në pesë shekujt e
sundimit osman, në mos ndalimi
i plotë i teatrit, armiqësia e shtetit
turk ndaj tij, bëri që shtetasit e
perandorisë të largoheshin nga
trazimet që jepte skena. Gjysmë
i ndaluar, teatri pati një zhvillim
fare të druajtur vetëm atëherë
kur Turqia ndihej e detyruar t‘i
bënte lëshime Europës dhe europianizmit.
Vendet nën pushtim
zakonisht s‘kanë teatër të zhvilluar.
Mungesa e jetës shoqërore,
e institucioneve dhe pasioneve
partiake, e jetës parlamentare,
e tribunave dhe përplasjes së
ideve, e fushatave dhe proceseve
të mëdha, së fundi, mungesa e
shtypit të lirë, të gjitha këto kanë
bërë që tundimi teatror të mos
këndellej asnjëherë.
Koha çerekshekullore e dy
mbretërive shqiptare, me një
rend republikan midis, ishte e
pamjaftueshme për të davaritur
përgjumjen e një nate pesëshekullore.
Ideja e Fan Nolit,
për të përdorur drama të tilla
si "Jul Cezari" i Shekspirit, ose
"Armiku i popullit" i Ibsenit, si
ushqim zëvendësues, në mungesë
të dramaturgjisë shqiptare,
ishte e fisme si ide, por iluzore në
thelbin e saj.
Si të mos mjaftonte kjo mbrapshti,
pikërisht kur po vinte koha
e zgjimit të vërtetë, mbi teatrin
shqiptar ra një fatkeqësi e re:
faktori komunist. S‘ngjante me
përgjumje, përkundrazi shoqërohej
me lodërti dhe zhurmë
festash e olimpiadash, por, në të
vërtetë, ishte më e keqe se gjumi.
Ndërsa gjithë letrat shqipe i vuajtën
teoritë varfëruese të realizmit
socialist, heroin pozitiv zotërues,
urrejtjen klasore, klimën e hareshme
drejtpeshuese, e të tjera
marrëzi të ngjashme, teatri ishte
ai që do të rrëzohej përfundimisht
prej tyre. I luajtur në skenë
përpara sallave të mbushura,
të cilat syrit dyshues të shtetit
i ngjanin si salla të mundshme
mitingjesh kundër tij, teatri iu
nënshtrua një censure paranojake.
Për të dhënë veç një shembull,
mjafton të përmendim teorinë e
mungesës së konfliktit, asaj që
i hiqte teatrit edhe mundësinë
e fundit të ballafaqimit, qoftë
edhe në mënyrë fare të druajtur,
të mendimeve disi të ndryshme.
Një nga marrëzitë më të mëdha,
ishte zotërimi i heroit pozitiv, i cili
u bë aq i mërzitshëm e i bezdisshëm,
saqë në krahasim me të,
personazhet negativë, pijanecët,
horrat, kumarxhinjtë, borgjezët
e rrëzuar plot vese, ngjanin më
tërheqës se pozitivët, duke rrezikuar
të bëhen model për spektatorët.
Nga frika e një gjëje të tillë,
u shpik teoria e radhës, që në
teatër konflikti midis "të mirit e
të ligut" të zëvendësohej me një
tjetër, atë të konfliktit midis "të
mirit" me "më të mirin"!
Ishte një nga shenjat që jo
vetëm të ashtuquajturit art socialist,
por gjithë rendit, po i
vinte fundi.
2.
Në fundajën e varfër e të pikëllueshme
që u përmend më
lart, nuk mund të kishim veç një
prodhim të paktë e të varfër teatror.
Nuk ishte e rastit që drama
e parë shqipe u shkrua jashtë
Perandorisë Otomane, nga arbëreshi
Françesk Anton Santori, aty
nga mesi i shekullit XVIII. Ashtu si
nuk qe e rastit që një nga dramat
e rralla të mëvonshme, "Izraelitë
e filistinë" e Fan Nolit, siç e tregonte
titulli, ishte tepër larg jetës
shqiptare. Më pas, dy komeditë e
Anton Zako Çajupit, "Pas vdekjes"
dhe "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër",
të vetmet që vazhdojnë të
luhen deri në ditët tona, arritën
të sjellin në skenë diçka nga jeta
shqiptare.
Pjesë teatrale patriotike,
shpesh sentimentale, disa herë
me subjekte antike, si ato të
Ethem Haxhiademit, e krahas
tyre drama moralizante dhe pjesë
teatrale me subjekte edukuese,
emancipuese e fetare, si ato të
shkrimtarëve katolikë veriorë,
ndër të cilat "Juda Makabe" e At
Gjergj Fishtës, ishin të pamjaftueshme
për të siguruar një klimë të
vijueshme të jetës teatrore.
Në këtë tablo të paktë e manastirore,
është e kuptueshme
që kërkesat e ligjshme për një
dramaturgji të nivelit të lartë
vetvetiu do të zbeheshin. Është
kjo një arsye më tepër që t‘i
gëzohemi ndoshta më tepër se
ç‘duhet zbulimit të dorëshkrimit
të një drame, zbulim që në kushte
të tjera të një zhvillimi normal të
dramës do të kalonte ndoshta jo
fort i vërejtshëm.
Është fjala për dramën "Foleja
kombëtare" e Mithat Frashërit,
personalitet i shquar i jetës kulturore
dhe politike shqiptare,
bir dhe nip i familjes së madhe
të Frashërllinjve. Është një rast i
qartë kur personazhi e kapërcen
dukshëm veprën e vet, në këtë
rast dramën e vetme që e ka lënë
në dorëshkrim.
Kur një shkrimtar kthehet në
lider, ose anasjelltas, lideri në
shkrimtar, gjithmonë krijohen
probleme. Me Mithat Frashërin,
alias Lumo Skëndo, çështja është
më e ndërlikuar. Prozator me
talent të spikatur, shkrimtar fin,
autor, ndër të tjera, i librit me tregime
dhe novela "Hi dhe shpuzë",
si dhe i kujtimeve për një udhëtim
të vitit 1915 në Zvicër, pamjet e
së cilës i ripërtërijnë ëndrrën e
vjetër të rilindësve për ta parë
atë vend si model të ardhshëm
të Shqipërisë europiane, Mithat
Frashëri është zhvendosur disa
herë nga letërsia në politikë dhe
anasjelltas, derisa e ka lënë këtë
botë në moshën gjashtëdhjetenëntëvjeçare.
Për vdekjen e tij
misterioze, në një hotel të Nju-
Jorkut, më 1949-ën, gjithmonë e
më tepër shtohen dyshimet se ka
qenë vepër e zbulimit të fshehtë
sovjetik për llogari të aleatit të
tij, Shqipërisë komuniste. Në
këtë rast, do të kishim të drejtë
të thoshim se nga dy pasionet e
tij në jetë, ishte politika ajo që ia
mori jetën, në kohën që letërsia i
dha një jetë të dytë.
Ndërsa vepra e tij letrare në
prozë ka zënë vend në fondin e
thesarit shqiptar të letrave, drama
"Foleja kombëtare" nuk ka
qenë veçse një incident, aspak
me kuptimin e keq të fjalës. Ai
vetë duhet ta ketë gjykuar si të
tillë, përderisa nuk e ka botuar,
por as asgjësuar. Më tepër se një
dramë është drafti i një drame,
një synim, një skicim, një ngrehë
paraprake për pjesë teatri, e lënë
në kantier, siç u ndodh shpesh
njerëzve të letrave. Në fund të
fundit, mund të merret si një
peng a qortim ndaj dramaturgjisë
së kursyer shqiptare, e cila gati
dy shekuj pas dramës së parë
shqipe, ende s‘ka qenë në gjendje
të japë një pjesë të madhe teatri,
nga ato që skenat e çdo vendi e
presin gjithmonë me padurim.
"Foleja kombëtare", ndonëse
e pakryer si vepër, zgjon interes
për një vlerë gjithmonë të çmuar
në art: synimin për përmasa të
mëdha. S‘është vetëm rrokja e
dy trazimeve themelore të jetës
shqiptare për gati një shekull,
ndriçimi përmes dijes dhe arsimit
të kombit në mënyrë paralele,
për meshkujt dhe për femrat, as
për listën tepër të lartë e të fisme
të personazheve, duke nisur nga
Naim Frashëri, At Gjergj Fishta,
Lef Nosi, Jani Vreto, Pashko Vasa,
Sami Frashëri, sulltani turk, motrat
Qiriazi, ministri i Jashtëm
turk etj., për të përfunduar te
pjesa e pafisme, si spiuni shqiptar
Halil, që spiunon Naimin te vetë
ministri i Brendshëm turk etj.
Është fjala për trajtimin dramatik
të gjithë kësaj lënde në një
horizont të gjerë, të njohur tepër
rrallë, për të mos thënë të panjohur
për teatrin ballkanik. Është
fjala për skenat, si ajo e aktit të
parë, ku autori, natyrshëm e pa
asnjë kompleks, vendos përpara
nesh dy personazhe, që për nga
qëllimet janë më të largët se dy
planetë: sulltanin turk Abdyl Hamitin
dhe poetin shqiptar Naim
Frashëri. Dialogu midis tyre është
më se befasues e paradoksal. Sulltani
e paralajmëron, më saktë, e
kërcënon Naim Frashërin, se përgjegjësia
për trazimet që mund të
sjellë çelja e shkollave shqipe, do
t‘i bjerë atij si një nga zyrtarët më
të lartë të censurës perandorake!
(Diçka aspak e shpikur prej autorit
- nip të poetit të madh.)
3.
Që Mithat Frashëri e hodhi
për herë të parë e, me sa duket, të
fundit, këtë dëshirë të tij teatrore,
në vitet tridhjetë, dëshmonte se
dy çështjet që do të përcaktonin
fatin e mëtejshëm të kombit:
shkollat shqipe dhe emancipimi i
gruas shqiptare (të dyja të zhytura
në terr prej osmanllisë) ishin
ende probleme të ditës, madje
do të vazhdonin të ishin të tilla
në të ardhmen.
Mithat Frashëri, i fajësuar me
gjithë koleksionin e akuzave,
të cilat njeriu shqiptar, për fat
të keq, i përdor aq bujarisht, i
himnizuar me koleksionin tjetër,
të kundërtin, si "gjeni i kombit",
që njeriu shqiptar, përsëri për
fat të keq, i përdor aq koprracisht
kur duhet, e aq pa vend
kur nuk duhet, ka shfaqur disa
herë parashikime me të vërtetë
profetike. Sikur ta ndiente nga
do t‘i vinte jo vetëm fatkeqësia e
re kombit shqiptar, por atij vetë,
vdekja, ishte i pari njeri në botë
që gjeti një fill bashkues midis
ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe
rebelimit proturk të Haxhi Qamilit
në Shqipëri, katër vite më
parë, më 1913!
Si një paralajmërim ndëshkimi
për atë profeci, dy vite përpara
vrasjes në Nju-Jork, armiku
numër një i Frashërit, shefi i
komunistëve shqiptarë, shkroi
të vetmen sprovë historike, kushtuar
Haxhi Qamilit, ku, në
kundërshtim të plotë me gjithë
mendimin shqiptar, e himnizonte
të çmendurin mizor nga
Sharra, që nën zhurmën e daulleve
dhe ulërimave "Dum Babën!"
(lexo Sulltanin) kërkonte kthimin
e Shqipërisë nën sundimin
osman.
Kjo kundërvënie e dy personazheve
rrotull psikopatit
turkofil ishte kuptimplotë. Ajo
dëshmonte se sundimi osman
në Shqipëri ishte më keq se një
sundim ushtarak. Ajo dëshmonte
synimin osman, jo thjesht për ta
mbajtur të sunduar Shqipërinë,
por për ta zhbërë si të tillë. Turqizmi
i popullit shqiptar ishte
projekti më i lemerishëm me të
cilin atij i ra fati të ndeshet. Për
fat të keq, mekanizmat mbrojtës
të tij nuk u treguan të aftë për të
shmangur plotësisht të keqen.
Për vizionin otoman, ndër popujt
e Ballkanit, populli shqiptar
ishte ai që ndërkaq kishte vdekur.
Ai përftohej si turk, trajtohej si i
tillë, me fjalë të tjera favorizohej
si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte
identitetin e vet, ndëshkohej
egërsisht si turk i pabesë.
Një pjesë e tragjedisë shqiptare
ishte pikërisht interpretimi i
keq i statusit të tij. Në vjershën e
dëgjuar "Jam turk, elham-dulila",
poeti Esad Mekuli e shpallte me
dëshpërim këtë nyjëtim dramatik
ku kishte ngecur ende si në kurth
njeriu shqiptar. Shumë njerëz
bënin pyetjet: përse Shqipërisë i
shkojnë punët mbrapsht? Përse
për të tjerët po zbardhte liria, e
për Shqipërinë jo?
Rilindja shqiptare, bashkë me
pararendësit dhe pasrendësit e
saj, e kapi hijen e vdekjes që po
i vërtitej kombit. Robëria e gjatë
po pillte filozofinë e robërisë,
ngadhënjimi i së cilës do të ishte
shumë herë më fatal se robëria
vetë. Shkrimtarët veriorë, Budi,
Bardhi, Bogdani, më pas arbëreshët
me De Radën në krye, e fill
pas tyre vargu i vetë rilindësve, të
herët a të vonë, si Naimi, Mjeda,
Çajupi, Fishta e deri te Noli, u
ranë gjithë kambanave që duhej
të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur
kundër robërisë, por sidomos
kundër filozofisë së saj.
Për aksionin e saj, dëshpërimisht
solemn, Rilindja shqiptare
solli në Shqipëri fantazmën e
dëbuar, Gjergj Kastriotin, të cilin
Europa, për fatin tonë, na e ruajti,
jo vetëm në sheshet dhe rrugët
e pagëzuara me emrin e tij, por
edhe në kujtesën e saj.
Mithat Frashëri ishte njëri nga
rilindësit që i jetoi të tria kohët,
atë të sundimit osman, të Shqipërisë
së pavarur dhe fillimin e
komunizmit, asgjësuesin e tij.
Koha e republikës së Nolit dhe
ajo e mbretërisë së Zogut, e para
mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e
gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në
kundërshtim me njëra-tjetrën në
shumë gjëra, u bashkuan në një
pikë themelore, njëmendësimin
e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe
testamentin e Gjergj Kastriotit,
thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre
nga statusi idealist e romantik
dhe vënien në themel të institucioneve,
të filozofisë, të politikës
e të strategjisë shqiptare.
Për fat të keq, koha e pavarësisë
ishte e shkurtër për t‘ia lënë
vendin periudhës groteske të
varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist.
Pyetjet: përse Shqipëria
vazhdon të jetë e pafat, përse të
tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin
tani, me të njëjtin pezm fatalist,
ndonëse për një tjetër fatkeqësi.
Ato pyetje do të përsëriteshin më
pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas
rënies së komunizmit. Ato vazhdojnë
të bëhen sot, jo vetëm nga
mendjet elitare, por nga shumica
e shqiptarëve, gjithkund ku ata
ndodhen. Përgjigjet për to janë
të ndryshme dhe kjo është e
kuptueshme. Pas dy robërive, aq
pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar
i botës mbetet ende i turbullt
e kaotik. Midis përgjigjeve është
njëra që gjithmonë e më shpesh
përsëritet, në mënyrë ogurzezë:
në Shqipëri punët do të shkojnë
gjithmonë e më mbrapsht, përderisa
në qendër të Tiranës nuk
do të hiqet shtatorja e Skënderbeut
për t‘u zëvendësuar me
atë të Sulltan Muratit. Ngjan e
pabesueshme, por këto fjalë të
një rimohuesi nga Shqipëria,
hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo
më larg se tre muaj më parë. Një
tjetër rimohues, këtë herë nga
Kosova, shkruan, e zezë mbi të
bardhë, se "antishqiptari Gjergj
Kastrioti Skënderbeu, është protagonist
kryesor i historiografisë
komuniste, i futur në tekstet e
historisë prej komunistëve". Emri
i këtij rimohuesi është H. Ferraj
dhe sa ç‘është e madhe habia për
mashtrime të tilla, po aq, në mos
më shumë, është habia tjetër se
ky rimohues paska përkrahje në
rrethet universitare e gjysmëzyrtare
në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky,
duke abuzuar me lirinë kaotike,
shpesh karikatureske shqiptare,
guxojnë të hedhin mendimin se
regjimi i egër komunist shqiptar,
ishte i tillë ngaqë u projektua në
bazë të orientimit të rilindësve
shqiptarë! Për të mos u zgjatur
me këtë barbari shembujsh, po
e mbyllim me fjalët e një tjetër
rimohuesi, prapë nga Kosova, që
bën paralajmërimin se të kesh
qëndrim mohues ndaj Perandorisë
Osmane sot është njëlloj si të
sulmosh miqtë tanë amerikanë,
që çliruan Kosovën!
Ǒtë thuash për këtë nostalgji
të ringjallur befas një shekull
pas ikjes së osmanëve? Ta quash
groteske, tragjike, komike nuk
mjafton.
Të thuash se po t‘i përmbahej
programit të Rilindjes, Shqipëria
jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste,
por do të ishte prej kohësh
një shtet model në Bashkimin
Europian, është prapë pak. Të
thuash se i ashtuquajturi "mit" i
Skënderbeut, u ngjiz shekuj më
parë kur komunizmi nuk ekzistonte
askund, se u sublimua prej
Rilindjes dhe pastaj prej kohës së
pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut,
se komunizmi jo vetëm ishte i
huaj për të, por në vitet e flirtit
me jugosllavët 1946-1947, emri
i heroit pothuajse u zhduk nga
shtypi shqiptar. Të vazhdosh me
kronikën e asaj që mund të quhet
"lufta e shtatoreve", kur më 1968,
qeveria shqiptare bëri çmos që
pagëzimi i sheshit "Skënderbe"
në Paris, bashkë me shtatoren
midis, të mos lejohej prej qeverisë
franceze dhe bashkisë së
Parisit? Të vazhdosh me ngritjen
e shtatores së shefit të komunistëve
shqiptarë, njëzet hapa
pranë shtatores së heroit, paralajmërimi
i hapur, se Kastrioti
do të zhvendosej së shpejti dhe
sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i
përkiste këndej e tutje, patronit
të ri komunist? (Brenda tre viteve,
historia do të jepte një nga
mësimet madhështore të saj, kur
princi mesjetar do ta shihte rivalin
jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej
mu përpara syve, krejtësisht në
stilin e Mesjetës.)
Shumëkujt mund t‘i duket se
të ngresh çështje të tilla, pra të
polemizosh me të çmendurit,
është kohë e humbur. Ndërkaq,
të çmendurit (që në këtë rast do
t‘i përligjnim po të ishin thjesht
të tillë), vazhdojnë veprën
shkatërruese mu në sytë tanë.
Në kohën që po shkruhen këto
radhë, metropoli shqiptar vlon
nga polemika: ta ruajmë apo
ta rrëzojmë Skënderbeun! Vetë
shtrimi i çështjes është njollë e
zezë për Shqipërinë. Dihet se
kush do ta fitojë këtë polemikë,
por vetë fakti që ajo ndodhi, që
populli shqiptar, një shekull pas
osmanllisë, ende guxoi ta lejojë
një pyetje të tillë, është një turp
për të. Nën këtë ndriçim të keq,
do të zbulohet ndoshta më qartë
ai cen që e ka shtyrë disa herë nga
gabimi në gabim.
Polemika vulgare dhe imorale
për rilindësit dhe Skënderbeun
është shenja e një sëmundjeje më
të thellë, prej së cilës kombi shqiptar,
nëse kërkon një të ardhme në
këtë botë, duhet të shërohet.
Intelektualët që nismëtuan
baltën kundër Skënderbeut dhe
Rilindjes nuk janë katundarë
me shallvare që i bien daulles e
klithin "Dum Babën!". E ndërkaq,
mund të thuhet se janë jo vetëm
më të rrezikshëm, por më vulgarë
e më pa moral se ata.
Duket fyerje, natyrisht, të merresh
me ta. Dhe ashtu është. Por
kur ujërat e zeza vërshojnë befas,
dikush duhet të merret me to. Të
mësuar të nderojmë personazhe
të shquar, artistë, politikanë e gra
të bukura, në çastin kur ujërat e
zeza shpërthejnë, ne kujtohemi
për ata që përveshin mëngët e
zbresin të punojnë mes tubave,
veglave e territ, atje ku nuk guxon
të zbresë kush.
Duke kujtuar se po ia hedhin
publikut, intelektualët gjysmakë,
ata që ushqehen kryesisht nga
"Google", merren me raportet
mit-histori, pa kuptuar asgjë prej
tyre. Pa e ditur se nocionet mit,
histori, mitizim e çmitizim janë
shumë më të ndërlikuara se ç‘i di
mendja e tyre e ngushtë. Me nocione
të tilla zakonisht, e sidomos
me raportet mit-histori, është e
lehtë të bëhen spekulime. Përpara
se të jenë kundërthënëse, ato
janë plotësuese, dy vizione të botës,
njëri i dendësuar jashtë mase,
e tjetri, po ashtu, jashtë mase i
faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë:
të rrëfejnë botën dhe njerëzimin.
Seriozë nuk janë provokatorët e
këtij diskutimi, por serioz është,
ndërkaq, problemi.
Në kohën kur Shqipërisë së
sotme, familja e popujve europianë
i kërkon zbardhjen e
së vërtetës për regjimin e saj të
turpshëm, prej të cilit nuk ka as
njëzet vite që ka dalë, një aksion
thellësisht çoroditës kërkon ta
kthejë energjinë dhe vëmendjen
gjashtë shekuj pas, në një hulumtim
krejtësisht të kotë.
A ka alibi për këtë çoroditje?
A ka vërtet diçka serioze për
të qortuar e ndrequr në atë që
është quajtur "moti i madh" i
shqiptarëve? Ajo epokë, si asnjë
tjetër, është zbardhur e dëshmuar
në mijëra libra e studime, nga
Uashingtoni në Tokio, nga Tirana,
Venediku e Roma në Londër, Stokholm
e Shën Petërburg.
Nga kjo mizëri botimesh e
faktesh del një dëshmi përgjithësisht
unanime: një luftë për jetë
a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë
ballkanasve kundër Perandorisë
Osmane. Një thyerje me pasoja
fatale: shkatërrim fizik, kulturor,
moral. Për ironi të fatit, populli
shqiptar, ai që besoi se po favorizohej,
pësoi goditjen më të rëndë.
Ajo ishte në logjikën osmane:
popullit që iu vu shenjë për t‘u
turqizuar, pikërisht ai, në rast
kundërshtimi, do të ndëshkohej
më rëndë. U shestuan, kështu,
dy projekte paralele: shkombëtarizimi,
që do të ndodhte në
truallin shqiptar, shpërngulja
masive, gjenocidi i fshehtë, që
do të përfundonte në rrafshinat
e Anadollit. Akti i fundit i kësaj
shpërnguljeje do të ndodhte në
shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve
të fshehta turko-jugosllave për
të zbrazur një pjesë të Kosovës.
Ajo që më së shumti vërteton
jo favorizimin, por diskriminimin
shqiptar, është ndalimi i gjuhës
së shkruar shqipe dhe ndalimi i
shkollave shqiptare. Asnjë gjuhë
tjetër dhe asnjë shkollim në Europë
nuk kanë pasur një martirizim
të tillë: pesë shekuj dënim.
Për të mos u zgjatur, mjafton
një statistikë tmerruese nxjerrë
nga "Historia e shqiptarëve", e
francezit Serge Metais, botuar në
vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit
është e pabesueshme. Më
1887, në Shqipëri kishte tre mijë
shkolla. Prej të cilave një mijë e
dyqind shkolla publike turke, po
aq shkolla private greke, treqind
shkolla bullgare, serbe dhe vllahe,
shkollë shqipe vetëm një, me
drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati
çdo gjuhë lejohej të mësohej në
"perandorinë tolerante", përveç
njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia
s‘mbaron me kaq. Katër
vite më pas, Pandeli Sotiri vritet,
shkolla shqipe mbyllet!
Kjo është e vërteta, që ende
nuk është shpalosur qartë përpara
popullit shqiptar.
Por rimohuesit nuk e duan
këtë të vërtetë. Në vend të saj,
ata duan të vendosin një tjetër
histori. Siç u pa më lart, për ata
pushtimi, pra, sundimi osman
nuk ka qenë i keq. E keqe dhe
kundërproduktive ka qenë qëndresa
e Gjergj Kastriotit. Duke e
sulmuar Kastriotin, më shumë se
njeriun e shpatës, ata sulmojnë
vizionarin e madh, princin, që,
ndryshe nga të tjerët, e ktheu
vështrimin drejt Europës. Në këtë
mënyrë, bashkë me doktrinën e
lirisë, ai nismëtoi programin më
europianist shqiptar, më modernin
program të këtij populli.
Është e qartë tani përse rimohuesit
shqiptarë janë kundër
testamentit të tij. Teza e tyre se
sundimi osman s‘ka qenë i keq, e
keqe ka qenë qëndresa, mund të
përkthehet fare saktë: e mirë për
Shqipërinë nuk është Europa, por
Azia. Andej, pra, të kthehemi!
Nga ky këndvështrim, mendimi
gjenial i Mithat Frashërit kur e
përqasi mizorinë haxhiqamiliste
me atë bolshevike, e ruan ende të
plotë vlerën e vet.
Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm
shfaqet këtu si synim i
përbashkët i dy armiqve kryesorë
të Europës, otomanizmit dhe
bolshevizmit.
Rrënimi i Skënderbeut është i
pandarë nga rrënimi i Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti është vënë kështu
në një rrethim të dyfishtë: nëse
përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit,
problemi mbyllet thjesht.
Nëse mbetet në këmbë, siç ka
ndodhur e do të ndodhë përsëri,
të mbetet i tillë jo si shqiptar,
por me tjetër kombësi. Kjo do të
ishte nga njëra anë zbrazja më e
madhe e Shqipërisë, e nga ana
tjetër mbyllja e një cikli të zi për
Kosovën, kur kjo e fundit, provincë
e përjetshme serbe dhe djep i
Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve,
do ta kishte të natyrshëm,
sipas tyre, një kryezot serb.
4
Nostalgjia e kohëve të fundit
për osmanizmin, nostalgji që vetë
Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste
do ta dënonte, është më
shumë se shqetësuese. Çdo vonesë
në zbehjen e pastaj shuarjen e
saj e bën më të zezë njollën që ajo
po i vë kësaj shoqërie.
Raportet e një populli me
lirinë janë shenja e parë identifikuese
e tij. Ato janë karta e
parë kredenciale, e fisme apo e
pafisme, me të cilën ai shfaqet
përpara familjes së popujve.
Flirtet e turbullta me robërinë
dëshmojnë, as më pak, as më
shumë, raportet e turbullta me
lirinë. Një dëshmi e munguar për
këtë të fundit, do ta vinte kombin
shqiptar në bankën e turpit, si i
vetmi popull në kontinent, që,
duke shkelur më të epërmin ligj
moral të njerëzimit, e modifikoi
identitetin e vet, për t‘ia përshtatur
atë robërisë.
Historia e kthyer në mit (dhe
jo miti në histori) e Kastriotit ka
qenë dhe mbetet një histori fund
e krye pozitive, shqiptare dhe
europiane. Është pjella e parë e
përbashkët e Shqipërisë me Europën
dhe, si e tillë, përveç që na
nderon, na jep shpresë.