E Diel, 1 Nëntor 2026

Fisher në takimin e ministrave të Ballkanit

03/04/2005  Komisioneri i Bashkimit Evropian, Joshka Fisher, do të vizitojë, në fillim të javës tjetër, Shqipërinë në kuadër të një takimi mes ministrave të Jashtëm të rajonit të Ballkanit. Takimi është cilësuar tepër i rëndësishëm, pasi do të jetë shenjë e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në rajon. Ardhja e Fisher është cilësuar e rëndësishme, pasi kjo sjell një interesim të BE-së për këto vende. Gjithashtu në javën e ardhshme prej Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare do të organizohet dhe një takim mes ministrave të Rendit të rajonit tonë. Në këtë takim pritet të diskutohet për bashkëpunimin mes strukturave të shteteve, për të arritur në uljen e kriminalitetit. Të dy takimeve do t'u kushtohet një vëmendje e rëndësishme prej Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›