E Diel, 1 Nëntor 2026

“Raiffeisen Bank” më e mirë në Evropën Juglindore

07/04/2005  “Global Finance” e vlerëson për të dytin vit me çmimin më të mirë

“Raiffeisen International“ nderohet për të dytin vit me çmimin “Banka më e mirë” në vitin 2005, nga revista “Global Finance”. Duket se banka mëmë “Raiffeisen”, ka merituar për degët e saj në shumë vende të Evropës Juglindore çmime si banka më e mire, duke u shpallur së fundmi për degën qendrore dhe si banka më e mirë në Evropën Juglindore. Kështu janë vlerësuar me titullin si “Banka më e mirë lokale”, “Banka Raiffeisen”, në vendet si Shqipëri, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Serbi–Mali i Zi.

Kanë qenë disa faktorët që i kanë dhënë „Raiffeisen Bank“ çmimin si banka më e mirë dhe duket se rritja e aseteve dhe çmimet konkurruese për produktet e reja, kanë qenë faktorët bazë. „Botuesit e ‚Global Finance’ mbështetur në të dhënat e marra prej analistëve të industrisë, ekzekutivë korporatash dhe konsulentë bankarë, e bazuan vendimin e tyre në faktorë si: rritja e aseteve, fitueshmëria, shërbimi i klientit, çmimet konkurruese dhe produktet e reja“, ka bërë të ditur në një deklaratë për shtyp dega e „Raiffeisen Bank“ në Shqipëri. Ndërkaq duket se krerët e „Raiffeisen International“ e kanë quajtur mëse të justifikuar çmimin e marrë për të dytën herë. „Në 15 tregje, ne jemi partner kompetent i klientëve tanë lokalë dhe ndërkombëtarë. Ky çmim është gjithashtu një njohje e pavarur e ekspertizës sonë”, thotë Walter Rothensteiner, drejtor ekzekutiv i RZB-së dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të „Raiffeisen International“. Kështu, mësohet se RZB-ja dhe „Raiffeisen International“ kanë marrë çmimin “Banka më e mirë” në rajon për të tretën herë në katër vjet. “Ne kemi identifikuar bankat që u sigurojnë shërbim korporatave, duke shfrytëzuar mundësitë thelbësore për rritje, nganjëherë në mjedise sfiduese”, tha Joseph D.Giarraputo, redaktor dhe botues i „Global Finance“. Kjo revistë ka më tepër se 250.000 lexues në mëse 160 vende, duke synuar veçanërisht në investitorët e portofolit dhe analistët financiarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›