“Ujësjellësi” vjedh me faturat e kamatave

07/04/2005 Fatura e kamatës barazohet me ujin, edhe në rast se ke vetëm tri ditë vonesë
Ujësjellësi i Tiranës ka filluar të mbledhë paratë e dy faturave në fund të muajit, duke shkaktuar revoltë te konsumatorët. Vlera e kamatës është barazuar në mënyrë të jashtëligjshme me vlerën e faturës së ujit dhe Ujësjellësi e gjen me vend të aplikojë këtë sistem, edhe në rastet kur qytetari ka vetëm tri ditë që është vonuar për të paguar faturën. Forma e penalizimit e ndjekur nga Ujësjellësi është përkthyer nga qytetarët si një formë e hapur vjedhje, që po u bëhet madje me fatura. Kështu në sportelet ku duhet të paguhet fatura, askush nuk jep një përgjigje të saktë, duke ia adresuar këtë problem Drejtorisë së Ujësjellësit. Për sportelistet, qytetarët janë të detyruar të paguajnë faturën e ujit që kanë në dorë dhe në rast se është konstatuar ndonjë ditë vonesë dhe faturën e kamatës me të njëjtën vlerë. Ndërkohë, sipas rregullores për 2005-ën, kamatvonesa u vendos në masën 5 për qind mbi vlerën e faturës për çdo ditë vonese. Sportelistet duhet të llogarisnin ditët e vonesës, duke e shumëzuar me koeficientin e kamatës së përcaktuar për të nxjerrë vlerën e faturës së kamatës. Por, kjo nuk ndodh më dhe konsumatorët duhet të paguajnë në një ditë dy fatura. Kështu, fatura e ujit, ndryshe nga sa u premtua në Parlament, kur u kthye në titull ekzekutiv, ka rritur ndjeshëm vlerën e saj. Në fakt, nuk është rritur asnjë lek çmimi i ujit për metër kub, por Ndërmarrja e Ujësjellësit ka gjetur një tjetër formë për të mbledhur paratë e qytetarëve. Problemi qëndron në faktin se, nuk gjendet gjëkundi fatura. Ujësjellësi nuk e sjell më në shtëpi, por ka lajmëruar në të gjitha pikat e pagimit konsumatorët, që të drejtohen ta marrin në Drejtorinë e Ujësjellësit. Pikërisht, kjo i vonon konsumatorët të paguajnë në kohë faturën për të cilën më as detyrohen të paguajnë një “gjobë” të rëndë. Urdhri i Drejtorisë së Ujësjellësit është që të gjithë njerëzit duhet të tërheqin faturën e re. Por, ndërkaq, pjesa më e madhe e kryeqytetit e paguan ujin afrofe, sepse nuk ka aparat matës, duke i kushtuar 1300 lekë të vjetra për person. “Vlera e faturës time e janarit ishte 12 mijë lekë, por vonesa një javë më bëri të paguaja edhe 12 lekë të tjera vetëm kamatë, ndërkohë që faturën e këtij muaji nuk di se ku ta gjej”, thotë V.Tola, banor i “Rrugës së Elbasanit”.
FMN, të rritet çmimi i ujit
Konferenca e FMN-së mbi realizimin e objektivave të 2004-ës, ka hapur dhe temën e çmimit të ujit. Duke folur për reformat dhe privatizimet në ndërmarrje shtetërore, FMN-ja ka kujtuar se, tashmë i takon Ujësjellësave të bëjnë atë që ka bërë KESH-i, duke lënë të kuptohet se është dakord me rritjen e çmimit. “Reforma të ngjashme si në KESH, janë të nevojshme tani edhe në sektorin e ujit. Kjo do të ndihmojë për parandalimin e rishfaqjes së detyrimeve të ndërsjella të prapambetura të ndërmarrjeve publike, të cilat ndodh që e kanë shtysën nga pozicioni i dobët financiar i kompanive të ujit”, ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp, shefi i Misionit të FMN–së, Julio Escolano. Aktualisht, Ujësjellësi aplikon faturën, ku vlera e ujit është 20 lekë për metër kub. Duke shumëzuar këtë vlerë me ujin e konsumuar, llogaritet vlera e ujit të pijshëm dhe mbi këtë shumë llogaritet në masën 0.80 për qind vlera e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të përdorur. “Ka raste kur nuk ka aparat matës, që Ujësjellësi aplikon faturën afrofe, që do të thotë se çdo konsumator ka të drejtë të konsumojë 150 litra ujë në ditë për çdo anëtar dhe në bazë të numrit të familjes llogaritet dhe vlera e faturës”, tha përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit.
520 lekë/muaj
fatura e ujit
për një familje
520 lekë/muaj
fatura e kamatës
pas tri ditë vonese
5 për qind
kamata mbi faturën
20 lekë/m2
vlera e ujit
për familjarët