Lubjanë, një kosovar arrestohet për drogë
Policia sllovene ka arrestuar 34-vjeçarin Jusuf Dervishi nga Kosova, i njohur me nofkën “Slastiçar”.
Ai u arrestua me kërkesë të Interpolit kroat, i dyshuar për trafikim droge.
Ky 34-vjeçar, i cili jeton në qytetin Rijekë, ishte dënuar në vitin 2007 nga Gjykata e Rijekës për trafikim të drogës dhe për dhunë.
Ai ishte pjesë e një grupi ndërkombëtar të njohur si “Droga e lumenjve”, që u shkatërrua nga policia kroate në vitin 2003, kur qenë arrestuar mbi 50 persona. Ditë më parë është arrestuar vëllai i tij Januz Dervishi, 45-vjeçar, i cili kishte arritur nga Aeroporti i Prishtinës dhe kishte zbritur në Zagreb.
Januz Dervishi është dërguar menjëherë në burgun e gjykatës së Rijekës, ndërsa vëllai i tij Jusufi pritet që së shpejti të ekstadrohet nga Sllovenia.
Dy vëllezërit posedojnë shtetësinë kroate.