Robinjo është i Realit!
28/01/2005
Robinjo do të kalojë te Real Madrid, për 18 milionë euro. Sipas gazetës së përditshme spanjolle “AS”, braziliani mund të konsiderohet një futbollist i Real Madrid, por do të veshë bluzën e bardhë, vetëm gjatë muajve të verës. Robinjo, që nga ana e tij ka pranuar të transferohet në Madrid, do të qëndrojë te Santos, deri në fund të këtij sezoni. Edhe menaxheri i tij i ka pranuar kontaktet me Realin: “Real do të jetë skuadra e tij e ardhshme. Praktikisht, të dyja palët janë dakord”. Kështu, Juventusi, Interi dhe Barcelona, skuadrat e tjera pretendente për kartelën e futbollistit, nuk mund të bëjnë asgjë.