Në QSUT, pavion për të droguarit

28/01/2005
Hidhen piketat e para për hapjen e një pavioni për trajtimin e përdoruesve të drogës
Tase: "Po e diskutojmë me specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë"
Është duke u diskutuar hapja e një pavioni për trajtimin e përdoruesve të drogës në qendrën spitalore universitare. Deri tani nuk ka ndonjë qendër shtetërore të posaçme për këtë trajtim. Një pavion tjetër për trajtimin e përdoruesve të drogës dhe alkoolit ekziston në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë, drejtori i Qendrës Spitalore, Mihal Tase, tha dje se është në diskutim një ide e tillë, por ende nuk kanë përfunduar bisedimet me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo ide u prezantua në analizën vjetore të Ministrisë së Shëndetësisë, projekti për ndërtimin e një qendre për trajtimin e presonave të droguar. Do të hapet një klinikë e veçantë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” për përdoruesit e drogës. Në Spitalin Ushtarak ekziston një pavion i tillë, që merret vetëm me trajtimin e përdoruesve të drogës. Dy ose tri shtretër në spitale të veçanta të rretheve, janë vënë në përdorim për këtë qëllim. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Ibrahimi, ka thënë në analizën e Ministrisë së Shëndetësisë se gjatë vitit 2004 ka pësuar rritje cilësore, trajtimi i përdoruesve të drogës. Gjatë vitit që sapo kaloi është hartuar strategjia kombëtare antidrogë. Në Shqipëri mendohet të jenë 40 mijë përdorues droge, nga këta 15 mijë përdorues të rregullt në Tiranë. Statistikat e Ministrisë së Rendit prej 7 vitesh thonë shifrën 30 mijë përdorues të rregullt. Raporti bën të ditur se Shqipëria po përjeton një rritje në abuzimin me drogat mes shqiptarëve të rinj, edhe pse drogat e jashtëligjshme u prezantuan në vend vetëm gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar. Në të vlerësohet se abuzimi me heroinën dhe marijuanën është rritur, kokaina dhe kokaina e thjeshtë gjithashtu gjenden, por janë të shtrenjta. Sipas kreut të policisë, një testim i para pak kohëve me masën e rinisë, organizuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe OSB-ja, ka nxjerrë se 36 për qind e të rinjve konsumojnë drogat ligjore, duhanin dhe alkoolin, 4 për qind konsumojnë hashashin dhe 2,1 për qind droga të shkallës së mesme dhe të rëndë, ku hyjnë hashashi, heroina, kokaina etj.
Sipas Ibrahimajt, bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë me shoqatën Aksion Plus, në sajë të të cilës është siguruar trajtimi falas me metadon për 100 përdorues droge. Në spitalet tona ka kohë që këta përdorues kurohen me metadon. Por ky preparat mezi ka hyrë në Shqipëri, jo vetëm për çmimin e lartë, por dhe se është kundërshtuar nga qarqet kryesisht fetare. Kjo, pasi metadoni është një tjetër drogë, por që nuk krijon varësi fizike dhe psikologjike si heroina, apo kokaina, por zëvendëson kërkesën e tyre në trupin e njeriut. Edhe mjekët nuk e shohin metadonin si shpëtimin përfundimtar. Metadoni mund të përdoret vetëm për një periudhë kohe. Por mund të ndodhë përsëri që personi të kthehet te droga, varet sa i fortë është ai, sa e ndan mendjen për ta lënë drogën.
Të dhënat INSTAT:
40 000 përdorues droge
30 000 përdorues të rregullt
Në Tiranë mbi 15 000
Mbi 7 000 intravenozë në Tiranë
Me metadon trajtohen në Evropë 300 000 persona
Kanabis, droga më e përdorur
Nga të gjitha drogat, kanabisi mbetet, që prej shumë kohësh, produkti më i konsumuar. Sipas një ankete të zhvilluar pranë 14 mijë të rinjve, nga 17 vjeç, 41% e vajzave dhe 50% e djemve thonë se kanë eksperimentuar të paktën një herë në jetën e tyre. Sipas anketave në vende të huaja, një vajzë ndër tetë të reja, e konsumon të paktën 10 herë në vit kanabisin, ndërsa për djemtë një në katër. Akoma më shqetësues është fakti tjetër, që 16 për qind e djemve deklarojnë të paktën 20 doza në muaj.