Fitch Ratings vlerëson ProCredit
Fitch Ratings ka rikonfirmuar së fundmi vlerësimin e ProCredit Bank Shqipëri për performancën e saj pozitive në biznes. Më 21 tetor 2009, Fitch Ratings e vlerësoi ProCredit Bank me një monedhë të huaj për periudhë afatgjatë me IDR ‘B+’; Pritshmëri të Qëndrueshme, dhe me një monedhë vendase dhe të huaj për periudhë afatshkurtër me IDR ‘BB-‘; Pritshmëri të Qëndrueshme. ProCredit Bank Shqipëri është banka e parë dhe e vetme në vend, e vlerësuar për më shumë se 5 vjet nga Fitch Ratings. Sipas njoftimit të Fitch Ratings, vlerësimet e ProCredit Bank Shqipëri reflektojnë mbështetjen e aksionerëve të saj, në veçanti të ProCredit Holding AG. ProCredit Holding është aksioneri më i madh i ProCredit Bank Shqipëri me 80% të aksioneve.