E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksionohen fëmijët e fshatit SOS

 

Me afrimin e stinëve të ftohta fillon e shfaqet edhe gripi, i cili prek kryesisht fëmijët. Për këtë arsye, AMC ka ndërmarrë një nismë për vaksinimin e të gjithë fëmijëve të fshatit SOS, si edhe të personelit që punon me fëmijët. Ky është viti i dytë që në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Kompanisë, kompania lider në telefoninë celulare në Shqipëri, AMC, ka vendosur që t’i gjendet pranë fshatit SOS me sasinë e nevojshme të vaksinave anti-grip, për të gjithë fëmijët e kësaj qendre. AMC ka premtuar që do të jetë pranë fëmijëve të Fshatit SOS edhe në të ardhmen duke ndihmuar jo vetëm me vaksinimin por edhe në fusha të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›