Fiter Bajrami, Berisha dhe Topi urojnë besimtarët myslimanë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha u uruan dje festën e Fiter Bajramit besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen. Urimin e tij z. Berisha e bëri gjatë vizitës në Mamurras, kurse z. Topi përmes një mesazhi drejtuar mbarë besimtarëve mysliman. Në mesazhin e urimit dërguar me këtë Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, kreu i shtetit shqiptar thekson: “Harmonia dhe toleranca, përjetimi së bashku i festave të njërit-tjetrit dhe adhurimi për të Plotfuqishmin përbëjnë visaret e pashembullta të bashkëjetesës fetare të kombit tonë – virtyte, që ne i kemi trashëguar brez pas brezi ndër shekujt nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë edhe mozaikun e vlerave të familjes së përbashkët evropiane ku synojmë të hymë së shpejti”.