G99-a nis përgatitjet për fushatën elektorale
Partia G99 ka mbledhur dje aktivistë, koordinatorë dhe vullnetarë nga i gjithë vendi, për të nisur përgatitjet e fushatës elektorale. Për këtë është zhvilluar edhe një trajnim, i cili është mbajtur nga Aleks Mekfilips, një prej drejtuesve të fushatës presidenciale të Barak Obamës. Në hyrje të këtij trajnimi, Arbjan Mazniku, drejtues i fushatës së G99-s për Tiranën, tha: “Shembulli frymëzues i presidentit Obama është i vlefshëm në rastin e kësaj fushate, sepse ëndrra u realizua ashtu siç dëshiron G99-a, të realizojë ëndrrën e saj nëpërmjet punës vullnetare dhe të dedikuar të njerëzve të thjeshtë, të të rinjve dhe të të rejave, që duke shpenzuar nga koha dhe energjia e tyre, mund të sjellin ndryshimin”. Aleks Mekfilips, një organizator mjaft i ri, por me një eksperiencë shumë të suksesshme në shtetet më të vështira gjatë fushatës së presidentit Obama, e filloi trajnimin duke përgëzuar G99-n për punën e mirë gjatë kësaj periudhe.
11 Prill 2009