Ristani: Shqipëria del nga tranzicioni nëse administron me transparencë zgjedhjet
Ka nisur dje trajnimi i anëtarëve të komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. Ky proces është ndjekur edhe nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani. Ai ka marrë pjesë në trajnimin e komisionerëve në Shkodër dhe në Malësi të Madhe dhe ka deklaruar se administrimi me transparencë i zgjedhjeve të 28 qershorit. “Administrimi me transparencë i zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 është vendimtar për daljen e Shqipërisë nga kriza e tranzicionit. I gjithë procesi ka nisur mbi bazën e një konsensusi dhe veprimtaria e KQZ-së është karakterizuar nga një frymë bashkëpunimi dhe konsensusi. Procesi do të ketë edhe një veçanti tjetër, pasi do të monitorohet me kamera numërimi i votave”, - u shpreh kreu i KQZ-së, Ristani.
Përsa i përket pyetjes se gazetarëve në lidhje me pajisjen me kartat e identitetit, kreu i KQZ-së u shpreh se nuk mund të ketë një qëndrim zyrtar për këtë proces, pasi kjo është një detyrë që i përket Ministrisë së Brendshme.
Luis Tanushi
11 Prill 2009