Fitoj në zgjedhjet e parakohshme
04/06/2005 “Kjo politikë reformash është e drejtë dhe e nevojshme”
Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, flet në lidhje me zgjedhjet, reformat – dhe nëse Angela Merkel do të ishte një Kancelare e mirë
Pas zgjedhjeve në North Rhine – Vestfalia, ka dalë pyetja nëse ekziston mbështetja e mjaftueshme për politikat e mia të reformave, një pyetje që është polemizuese në partitë politike dhe në koalicion. Gjithsesi, unë mendoj se kjo politikë reformash – dhe vetëm kjo politikë reformash – është e drejtë dhe e domosdoshme për vendin tonë
Përse duheshin thirrur zgjedhjet e parakohshme?
Pas zgjedhjeve në North Rhine – Vestfalia, ka dalë pyetja nëse ekziston mbështetja e mjaftueshme për politikat e mia të reformave, një pyetje që është polemizuese në partitë politike dhe në koalicion. Kështu që mendoj se ka kuptim që të qartësohet kjo çështje, dhe kjo qartësi mund të vijë vetëm përmes një vendimi të elektoratit. Gjithsesi, unë mendoj se kjo politikë reformash – dhe vetëm kjo politikë reformash – është e drejtë dhe e domosdoshme për vendin tonë.
Përse të mos prisnit edhe një tjetër vit, kur zgjedhjet ishin në plan?
Të presësh në një situatë të paqartë nuk është gjëja më e mirë që mund t’i bësh vendit tënd. Do të kishte lindur një debat mes partive dhe brenda partive, dhe nuk do të kishim aspak politika të qarta prej kësaj.
Në sondazhe ju jeni afro 18 pikë prapa. A mund ta ngushtoni hendekun?
Situata është shumë e paqëndrueshme. Ne na duhej të mbulonim të njëjtën distancë në zgjedhjet e përgjithshme të verës së vitit 2002. Axhenda 2010 (një listë e veprimeve qeveritare për reformimin e tregut të punës dhe sistemin social) është në themel të programit tonë. Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e modernizimit, pa e braktisur ekuilibrin social. Nëse etiketa thotë Shrëder, atëherë edhe kutia brenda, Shrëder duhet të ketë.
Por, pikërisht me Axhendën 2010 janë të zemëruar njerëzit.
Nuk do të thoja kështu. Në këto zgjedhje, u përzien çështje shtetërore dhe çështje federale. Dhe në reformën në shëndetësi si dhe reformën në tregun e punës, kanë nisur të duken rezultatet e parë të Axhendës. Gjatë fushatës elektorale, ne do të kemi sukses në demonstrimin e domosdoshmërisë së programit tonë.
Për ç’suksese e keni fjalën?
Merrni për shembull reformën në kujdesin shëndetësor. Në 2003, ne kishim një deficit (në kompanitë e sigurimeve të shëndetit publik) prej 2.5 miliardë euro; sot kemi një tepricë prej 2.5 miliardë. Në politikën e tregut të punës, kemi patur një rënie të dukshme në papunësinë mes të rinjve – më shumë se 10 për qind.
Çfarë nuk shkoi si duhet në North Rhine Vestfalia?
Me kalimin e kohës, do të bëhet e qartë për gjithkënd se sa shumë gjëra kanë ndodhur qëkurse PSD erdhi në pushtet në 1998. Që në fillim, na u desh të përballemi me çështjen e Ballkanit, duke përfshirë angazhimin tonë ushtarak në Kosovë. Patëm 11 shtatorin 2001 dhe pasojat e tij; konfrontimin në lidhje me Irakun dhe pasojat e tij. Patëm një fazë të shkurtër, kur doli në pah ekonomia e re dhe tri vite stanjacion. Por, gjëja më vendimtare është që, pas 16 vitesh të Helmut Kohlit, shumë gjëra kanë mbetur pezull. Mua m’u desh të qartësoj disa gjera në koalicion, përpara se të merrem me to. Punët e papërfunduara janë kryesisht në ato fusha që ne nisëm të merremi me Axhendën 2010.
Përse kaq shumë votues janë kthyer kundër jush?
Gjëja më e rëndësishme është që të kutpohet se Gjermania është një vend, në të cilin, për një kohë të gjatë, ka patur shumë hapësirë për rishpërndarjen e pasurisë. Kjo nuk ndodh më, për dy arsye. Së pari, globalizimi dhe ndryshimet ekonomike që ka shkaktuar ai dhe, së dyti, një zhvillim afatgjatë, i cili ndikon rritjen e moshës së popullsisë gjermane. Këto dy zhvillime kanë ngritur hije dyshimi mbi siguritë tona të dikurshme. Qëllimet që dëshiron të arrijë Axhenda 2010 janë që t’u bëhet e qartë njerëzve që i kanë humbur këto siguri, se siguria sociale arrihet vetëm përmes ndryshimeve. Vetëm përmes procesit të reformave që ne kemi nisur, mund të zëvendësojmë pasiguritë e vjetra me siguri të reja.
Nëntëdhjetë e dy për qind e gjermanëve mendojnë se ju nk mund të fitoni. Vërtet, a keni ndonjë shans?
[Qesh] Po të mos besoja se do të fitoj, nuk do ta kisha marrë këtë vendim.
A do të ishte Angela Merkel një Kancelare e mirë?
Nuk dua që kjo të ndodhë! Por, do ta tregojë historia.