Kaseta e tmerrit
04/06/2005 Filmimi çon në arrestimin e shktatë kriminelëve. Tadiç: “Do të shkoj të kërkoj falje”
Pas dhjetë vitesh, TV i Beogradit ka treguar ushtarë serbë, që ekzekutonin civilë boshnjakë
Një prej gjërave më të pabesueshme të kësaj historie është preokupimi për baterinë e shkarkuar, sikur të bëhej fjalë për ndonjë batutë gjuetie, të cilën më pas do të duhej t’ua tregonin miqve në shtëpi. Edhe më befasuese se prifti ortodoks që bekon Akrepat në fillim të videos, edhe më befasuese se fakti që, deri dje, masakruesit nuk kanë qenë në ndonjë sallë gjyqi apo qeli, por në shtëpinë e tyre, në Serbi
“Nxitoni se po më mbaron bateria”, thotë ushtari me videokamerë në duar. Aparati regjistron zërin e tij të lodhur, të zhgënjyer, së bashku me imazhet e njerëzve, që, me duar të lidhura pas shpine, detyrohen me forcë të zbresin nga një kamion, të shtyrë në mesin e një fushe me bar të gjatë e të gjelbërt. Ai regjistron edhe përgjigjen e qetë të një shoku me mitraloz dhe veshur me uniformë ushtarake, një nga ato uniforma të mbushura me xhepa. “Do t’ia dalim, vazhdo të xhirosh sa mundesh”.
Dhe ushtari me kamera në duar xhiron derisa mundet, regjistron fyerjet ndaj myslimanëve, memorizon të shtënat, mes sinjalit të kuq që paralajmëron për fundin e baterisë, i cili vjen e përzihet me të kuqen e gjakut përtokë. Një luftë kundër kohës, nisin e nxitohen për të vrarë njerëz, me tytën pas shpine, veprojnë me shpejtësi jo se kanë frikë mos i vret ndërgjegjja e mendohen për së dyti, por sepse “po mbaron bateria”. Tani thuajse duhet të falënderohet ajo bateri, ajo copëz johumane. Videoja ekziston.
Janë imazhet e një grupi ushtarësh apo paramilitarësh serbë me trupa të bëshëm, me kapele të rrasura në kokë dhe xhepat e mbushur plot, njerëz në uniformë, që vrasin gjashtë të burgosur të gjorë me sytë përdhe, flok të gjatë e rroba të grisura. Vrasësit, sipas gjykatësve të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB në Hagë, ishin pjesë e një njësie të quajtur “Akrepat”. Viktimat: myslimanë boshnjakë të Srebrenicës, gjashtë nga tetë mijë të masakruarit në korrikun e vitit 1995, që shënoi edhe masakrën më të madhe që ka parë Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumë prej tyre ishin transportuar dhe vrarë në vende të ndryshëm, si ky grup i vogël.
Nuk i dimë emrat, por ndonjë i afërm duhet të ketë njohur mes viktimave djalin me pranga, shokun, apo djaloshin mbi kamion me flokë të gjatë. Dikush mund të ketë njohur vrasësit me fytyrë të zbuluar. Shefi quhet Sllobodan Mediç, një tjetër Pera Petrasheviç, një i tretë Aleksandër Mediç. Të njohur pas dhjetë vjetësh, falë kësaj videoje amatore, që është ofruar nga kush e di se kush.
Videoja është demonstruar dy ditë më parë në sallën ku zhvillohet procesi gjyqësor kundër ish- presidentit të ish Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç. Mbi të gjitha, ajo është shfaqur në të paktën dy televizione serbe në mbrëmjen e së mërkurës, përfshirë kanalin publik Rts. Pamje kaq të qarta të masakrave në Bosnje nuk ishin parë kurrë në televizionet serbë. Janë shfaqur dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, në një vend ku, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, gjysma e banorëve mendojnë se masakra e Srebrenicës nuk ka ndodhur kurrë.
Ndoshta edhe vetë Akrepat mendonin se nuk kishin goditur kurrë nga pas shpine ata njerëz të pafajshëm. Një prej gjërave më të pabesueshme të kësaj historie është preokupimi për baterinë e shkarkuar, sikur të bëhej fjalë për ndonjë batutë gjuetie, të cilën më pas do të duhej t’ua tregonin miqve në shtëpi. Edhe më befasuese se prifti ortodoks që bekon Akrepat në fillim të videos, edhe më befasuese se fakti që, deri dje, masakruesit nuk kanë qenë në ndonjë sallë gjyqi apo qeli, por në shtëpinë e tyre, në Serbi. Ndoshta kanë qenë duke parë lajmet.
I pari që ka shprehur zemërim dhe shokim ndaj këtyre pamjeve ka qenë Presidenti i Serbisë së re, Boris Tadiç: “Vrasësit, për dhjetë vjet kanë ecur të lirë në rrugët tona. Videokaseta – ka thënë Tadiç në televizion – është një provë krimesh monstruozë, të kryer kundër personave që i përkasin një besimi fetar të ndryshëm”.
Ndërkohë që disa “mohues”, në Beograd, flasin për 11 korrikun 2005, si përvjetorin e “çlirimit të Srebrenicës”, Tadiç e ka quajtur atë masakër – ndaj të cilës rezultuan të pafuqishëm edhe forcat e OKB – si një krim i kryer në “emër të vendit tonë”. Dhe ka premtuar: në përvjetorin e masakrës, do të shkojë në Srebrenicë, do të ulet në gjunjë përpara familjeve të viktimave. “Por krimet janë gjithmonë individuale”, shton Presidenti serb. “Përgjegjësit patjetër që duhet të ndëshkohen”.
Çfarë koinçidence. Që dje, Akrepat që shfaqen në pamjet filmike “nuk ecin më të lirë në rrugët” e Ballkanit, siç bëjnë prej dhjetë vitesh gjenerali Mlladiç dhe miku i tij Karaxhiç, të cilët kërkohen prej kohësh nga Gjykata e OKB si regjisorët kryesorë të masakrave dhe krimeve të kryera në Bosnje. Arrestimi i tetë kriminelëve që shfaqen në video u lajmërua nga Kryeministri Vojislav Koshtunica gjatë një konference shtypi me prokuroren e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte, e cila, veç të tjerash, është e bindur se Akrepat e dërguar në Bosnjë gjatë luftës ishin nën urdhërat e drejtpërdrejta të policisë serbe.
Përgjegjësi e individëve apo e shtetit? Koshtunica nuk komenton. Vetëm thotë: “Për publikun tonë është shumë e rëndësishme që reaguam në mënyrë të menjëhershme”. Siaps radios B92, një pjesë e filmimeve të videokasetës nuk është shfaqur, pasi është gjykuar si shumë e rëndë.
Historia
PASTRIM ETNIK
Në pranverën e vitit 1992, shpërthyen luftimet ndërmjet Bosnjes dhe Serbisë, të dyja ish-pjesë të Republikës së Jugosllavisë. Pastrimi etnik i kryer nga militarët dhe paramilitarët serbë në Bosnjen Lindore detyroi të largohen mijëra myslimanë në tre enklava kryesore: Zepa, Gorazhde dhe Srebrenica. Më 16 prill 1993, OKB e shpalli Srebrenicën dhe rrethinat e saj një zonë të sigurtë, e cila do të ishte e lirë nga çdo sulm me armë.
SULMOJNE SERBET
Më 6 korrik 1995, njësi të Korpusit Drina të ushtrisë serbo boshnjake bombarduan dhe sulmuan postbllokun e misionit të OKB të përbërë nga holandezë në zonën e sigurtë. Sulmet vazhduan deri më 11 korrik, kur forcat serbe hynë në Srebrenicë.
SERBET MARRIN QYTETIN
Disa mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar u mblodhën në ndërtesën e OKB të Potoçari, ku kërkuan mbrojtje nga ana e trupave paqeruajtëse holandeze.
DILEMA MYSLIMANE
Më 13 korrik, të gjithë civilët u morën nga kjo zonë me kamionë dhe autobusë, nga ana e militarëve serbo-boshnjakë. Një grup i dytë, prej afro 15 mijë myslimanësh boshnjakë së bashku me disa gra dhe fëmijë, u larguan për në perëndim, përmes pyjeve, drejt qytetit Tuzla. Afro një e treta e këtij grupi ishin të armatosur.
MASAKRA
Deri më 18 korrik, forcat militare dhe paramilitare serbo-boshnjake kishin ekzekutuar sistematikisht mijëra njerëz të këtyre dy grupeve. Pjesa e mbetur u përzunë në zonën perëndimore, ku mbizotëronin myslimanët. Popullsia myslimane e Srebrenicës ishte vrarë.
PROVAT
Hetuesit ndërkombëtarë kanë gjetur prova të shumta për krimet e luftës të kryera në zonën e Srebrenicës.
Prova në gjyq
Prokurorët e Gjykatës së Hagës në gjyqin e ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Milosheviç, e paraqitën videokasetën, gjatë dëshmive në këtë gjykatë. Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë pas rënies së Srebrenicës në vitin 1995. Njoftimi i zotit Koshtunica u bë ndërkohë që ai takohej në Beograd me kryeprokuroren e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte. Zonja Del Ponte u shpreh pozitivisht për ndalimet, por përsëri bëri thirrje për arrestimin e personave të dyshuar për krime lufte, ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij të ushtrisë, Ratko Mlladiç.
Presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviç, më pas u shpreh dakord me rëndësinë që do të kishte arrestimi i gjeneralit Mlladiç.