Milan Kundera: "Jetova vdekjen e kombit tim"
04/06/2005 Në esenë mjeshtërore "Perdja", botuar kohët e fundit në mjaft vende evropiane, autori i "Lehtësia e papërballueshme e qenies", Milan Kundera, tregon se veprat e mëdha nuk mund të mbyllen kurrë brenda kufijve kombëtarë dhe se romancieri është më i qartë se historiani dhe aspak shërbëtori i tij, ku ekstraktet e mëposhtme janë marrë pikërisht nga kjo ese dhe e tregojnë më së miri këtë fakt.
Hubert Gordon Schauer pati kurajon të formulonte pa asnjë mëdyshje esencën e formulës: "Do të jemi më pak të nevojshëm për njerëzimin, në rast se ne do të pranojmë bashkimin e kulturës sonë me atë të një kombi të madh, që është shumë më superior në nivel kulturor në raport me kulturën çeke në lindje?". Por, megjithatë çekët preferuan kulturën e tyre të "sapolindur" në vend të kulturës së "pjekur" gjermane. Jam përpjekur t'i kuptoj ata. Ku qëndron magjia e joshjes nga patriotizmi? A ishte kjo një sharm i një udhëtimi drejt së panjohurës? Nostalgjia e një të kaluare të madhe? Një shpirtmadhësi fisnike që preferonte dobësinë ndaj forcës? Apo dëshira për të bërë pjesë në një "bandë" miqsh, të etur për të krijuar një botë të re ‘ex nihilo’? Të krijonin jo thjeshtë një teatër, një poemë, një parti politike, por një komb të tërë, edhe pse me një gjuhë gjysmë të zhdukur?
"Kush mund të kujtojë ende sot pushtimin e Çekosllovakisë nga Ushtria e Kuqe ruse, në gusht të vitit '68. Në jetën time ishte një zjarr i vërtetë. Por, megjithatë, në rast se do të përmblidhja kujtimet për këtë periudhë, rezultati do të ishte shumë i varfër, sigurisht plot me gabime dhe gënjeshtra të pavullnetshme. Në krah të kujtesës faktuale ndodhet edhe një tjetër: vendi im i vogël më është dukur i privuar edhe nga ajo pak liri dhe pavarësi që kishte, i ngërthyer si kurrë ndonjëherë nga një botë e huaj. Besova se asistoja në fillimin e agonisë së tij të madhe, por sigurisht vlerësimi i situatës nga ana ime ishte i gabuar dhe, pavarësisht nga gabimi im (apo më mirë në saj të tij), një eksperiencë e madhe u ngul thellë në kujtesën time ekzistenciale: unë e di shumë mirë, që nga ajo kohë, atë që një francez apo amerikan nuk mund ta dijë, unë e di çdo të thotë për një njeri të jetojë vdekjen e kombit të tij.
I hipnotizuar nga imazhi i vdekjes së tij, unë mendova lindjen e tij, më saktë lindjen e tij të dytë, rilindjen pas shekujve të XII-XVIII, gjatë të cilëve, e zhdukur nga librat, shkollat, administrata, gjuha çeke vegjetonte në krah të asaj gjermane si një idiomë shtëpiake: mendova për shkrimtarët dhe artistët çekë të shek.XIX, të cilët, në një kohë mrekullisht të shkurtër, zgjuan një komb të fjetur. Mendova për Bedrich Smetana, i cili nuk dinte të shkruante saktë çekisht, që kishte gazetat e tij private në gjermanisht dhe, megjithatë ishte personliteti më emblematik i kombit. Ngjarje unikale: çekët, të gjithë dygjuhësh, patën mundësinë të zgjidhnin: të lindnin apo të mos lindnin, të ishin apo të mos ishin. Njëri prej tyre, Hubert Gordon Schauer, pati kurajon të formulonte pa asnjë mëdyshje esencën e formulës: "Do të jemi më pak të nevojshëm për njerëzimin, në rast se ne do të pranojmë bashkimin e kulturës sonë me atë të një kombi të madh, që është shumë më superior në nivel kulturor në raport me kulturën çeke në lindje?". Por, megjithatë, çekët preferuan kulturën e tyre të "sapolindur", në vend të kulturës së "pjekur" gjermane. Jam përpjekur t'i kuptoj ata. Ku qëndron magjia e joshjes nga patriotizmi? A ishte kjo një sharm i një udhëtimi drejt së panjohurës? Nostalgjia e një të kaluare të madhe? Një shpirtmadhësi fisnike që preferonte dobësinë ndaj forcës? Apo dëshira për të bërë pjesë në një "bandë" miqsh, të etur për të krijuar një botë të re ‘ex nihilo’? Të krijonin jo thjeshtë një teatër, një poemë, një parti politike, por një komb të tërë, edhe pse me një gjuhë gjysmë të zhdukur? Duke qenë larg vetëm tre apo katër breza nga kjo kohë, mbeta i çuditur me paaftësinë time për t'u futur nën lëkurën e stërgjyshërve të mi, të rikrijoja në mendjen time situata konkrete, me ato që kishin kaluar ata. Në rrugë vërdalloseshin ushtarët rusë, isha i dërrmuar nga ideja se një forcë e madhe goditëse na pengonte të ishim ata që ishim dhe, në të njëjtën kohë, konstatoja, të ndaluarën, që nuk dija si dhe pse ne u bëmë ata që ishim: nuk isha më i sigurtë, nëse një shekull më parë do të kisha zgjedhur të isha çek. Nuk është vetëm njohja e ngjarjeve historike që më mungonte. Kisha nevojë për një njohje tjetër, atë që sikundër do të kishte thënë Floberi, hyn në "shpirtin" e një situate historike, që kap përmbajtjen njerëzore të saj. Ndoshta një roman, një roman i madh do të më bënte të kuptoja se si çekët e kishin marrë atë vendim, në atë periudhë. Por një roman i tillë nuk është shkruar ende. Ka raste kur mungesa e një romani të madh është e pariparueshme.
Shqipëroi: Leonard Olli
(Pjesë e marrë nga eseja e Milan Kunderës "Perdja")