Fiton Anglia,barazon Italia
Gjermania e Joakim Lëv i është dorëzuar furisë së çelestave të Diego Armando Maradonës. Argjentina ka fituar në shtëpinë e gjermanëve falë një goli të sulmuesit të Realit të Madridit, Gonzalo Higuain. Megjithëse vendasit luajtën me formacionin më të mirë ata nuk mundën që të thyenin mbrojtjen argjentinase. Ndërkohë e pathyeshme ka mbetur dhe mbrojtja italiane por ndërkohë që nuk ka mundur të shënojë as sulmi, ndonëse Lipi provoi të gjithë sulmuesit që kishte në dispozicion. Madje Kameruni shkoi disa herë pranë golit të fitores, por pa konkretizuar si duhet. Fitore rekomboleske ka shënuar Anglia e Fabio Kapelos. Nga 0-1 e pjesës së parë anglezët e kthyen ndeshjen në 3-1 falë dopietës së Piter Krauç dhe golit të mesfushorit të krahut të djathtë, Saun Vrajt-Filips. Fitore ka shënuar edhe Austria ndaj Danimarkës si dhe Kroacia ndaj Belgjikës. Ndërsa Holanda nuk e ka pasur të vështirë të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse në minutat e fundit rrezikoi disi.
Miqësoret e djeshme
Maqedoni-Mal i Zi 2-1
Shënues: Naumoski 28’, Pandev 31’/ Basa 62’
Kore J.-Bregu Fildishtë 2-0
Shënues: D.Lee 4’, Kvak 90’
Gjeorgji-Estoni 2-1
Shënues: Kobiashvili 45’ (p)/ Siradze 90'/ Purje 83’
Greqi-Senegal 0-2
Shënues: Niang 71’, N’Dav 80’
Qipro-Islandë 0-0
Sllovaki-Norvegji 0-1
Shënues: Morten Moldskred 67’
Moldavi-Kazakistan 1-0
Shënues: Alexandru Epureanu 65'
Maltë-Finlandë 1-2
Shënues: Mifsud 17'/ Eremenko 66’ (p), Vajrinen 69’
Turqi-Honduras 2-0
Shënues: Emre Gungor 41', H.Altintop 60’
Algjeri-Serbi 0-3
Shënues: Pantelic 16’, Bërkiç 55’, Tosiç 65’
Hungari-Rusi 1-1
Shënues: Vanczak 39'/ Bilyaletdinov 59’
Afrika Jugut-Namibi 1-1
Shënues: Katlego Mphela 70'/ Rudolf Bester 42’
Zvicër-Uruguaj 1-3
Shënues: Inler 29’ (p)/ Forlan 34’, Luis Suarez 49’, Cavani 87’
Austri-Danimarkë 2-1
Shënues: Schiemer 11', Uallner 37'/ Bendtner 15’
Poloni-Bullgari 2-0
Shënues: Kuba 43’, Levandovski 62'
Belgjikë-Kroaci 0-1
Shënues: Kranjcar 63’
Gjermani-Argjentinë 0-1
Shënues: Higuain 45’
Itali-Kamerun 0-0
Holandë-USA 2-1
Shënues: Dirk Kuyt 40’ (p), Huntelar 73'/ Bocanegra 89’
Slloveni-Katar 4-1
Shënues: Novakovic 14', Cesar 30', Kirm 34', Jokiç 67’/ Montezine 41’
Uells-Suedi 0-1
Shënues: Elmander 44’
Angli-Egjipt 3-1
Shënues: Crouch 57', 80’, Vright-Phillips 75'/ Zidan 23’
Skoci-çeki 1-0
Shënues: Braun 62’
Portugali-Kinë 2-0
Shënues: Almeida 36’, Liedson 90’