E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rally of Princess 2010” zbarkon në Shqipëri



“Rally of Princess” është një garë që është krijuar në vitin 1929 me “Paris Saint-Raphael Ladies Rally”, dhe që atëherë është zhvilluar pothuajse çdo vit dhe ka krijuar një traditë në shumë vende të botës. Ky është viti i dytë i këtij organizimi dhe pas suksesit të garës së parë do të vijë në një format më të madh dhe më të plotë. “Rally of Princess” është një garë me makina në të cilën do të marrin pjesë vetëm femra dhe është eventi i vetëm i motor-sportit në Shqipëri i menduar dhe i krijuar posaçërisht për femra dhe sipas shijes së tyre. Pjesëmarrja në këtë garë është e hapur për këdo garuese. Numri maksimal do të jetë 50 ekipe. Një ekip është i përbërë nga dy femra dhe një makinë. Pjesëmarrëset duhet të zotërojnë një patentë të vlefshme dhe dokumentet e rregullta të makinës përkatëse. Këto lloj garash nuk bazohen në shpejtësi por në arritjen sa më afër të një kohe të përcaktuar më parë “Target Time”. Gara do nisë më 7 mars ora 10:00. Mjetet e regjistruara do grumbullohen në sheshin e Pallatit të Kongreseve. Pas regjistrimit dhe ceremonisë së hapjes, fillon gara nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›