Fiton Mou: rinovim deri në vitin 2012
Përfundon telenovela që shihte Hoze Murinjon drejt Realit të Madridit. Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër, ku sipas marrëveshjes së re do të punojë deri më 30 qershor të vitit 2012. Morati ka plotësuar kërkesat ekonomike të portugezit, pas negociatave aspak të lehta. Me marrëveshjen e re, Murinjo do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon, ndërsa klauzola për prishjen e kontratës është rritur në 7.5 milionë euro. Tashmë, Interi po studion merkaton ku synohen Karvajo, Deko e Drogba.