E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustedanagiç, ndihmësi i Kuzhesë te Shqipëria

Më në fund ka marrë formë stafi i trajnerëve që do të drejtojnë Kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. Pas bisedimeve të gjata mes trajnerit kroat Josip Kuzhe dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe dy ndihmësve të tij, Lutfi Nuri dhe Bujar Kasmi, tashmë janë përcaktuar edhe emrat e zëvendëstrajnerit dhe trajnerit të portierëve. Drejtuesit e lartë të FSHF-së nuk e kanë "shitur" trajnerin e Shpresës, Artan Bushati, ashtu sikur kishte kërkuar Kuzhe, prandaj trajneri kroat ka zgjedhur boshnjakun Xhemal Mustedanagiç në postin e zëvendëstrajnerit. Roli i trajnerit të portierëve do të mbulohet nga Ilir Bozhiqi, njeriu që ka stërvitur deri tani gardianët e portës së Dinamos. Mjek i ekipit do të jetë Arben Çeliku. Holandezi Stijn Vandenbruke, pjesë e ekipit të Hanit, do të vazhdojë në rolin e fizioterapistit, ndërsa Ylli Mihali në atë të masazhatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›