E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i bashkohet Lalës te Hanoveri

Valdet Rama është tashmë futbollist i Hanoverit, duke iu bashkuar kështu Altin Lalës. Kosovari me pasaportë gjermane është blerja e parë e skuadrës së Bundesligës gjermane. Transferimi me parametër zero i sulmuesit 21-vjeçar u arrit pas një marrëveshjeje mes Hanoverit dhe klubit të tij, FC Ingolshtadt 04. Largimi i Ramës nga ish-klubi erdhi për shkak se kontrata e tij ishte e vlefshme vetëm për në Bundesligën 1 dhe 2, por FC Ingolshtat 04 në fund të sezonit që sapo u mbyll ra kategorinë inferiore. Te Hanoveri ai ka firmosur një kontratë trevjeçare dhe do të mbajë bluzën me numrin 22. Rama e ka nisur karrierën në 2005 tek amatorët e VFL Volfsbrug 2, ku qëndroi deri në 2008. Debutimin në ligën profesioniste e ka bërë më 17 gusht 2008 në radhët e Ingolshtat në Bundesligën e dytë gjermane. Në ndeshjen e tij të parë ndaj Grojther Furt ai shënoi gol.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›