E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, në finale përkrah Platini

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka marrë një ftesë të drejtpërdrejtë nga Mishel Platini, për të qenë i pranishëm në tribunën "Vip" në "Olimpiko", për finalen e Ligës së Kampioneve ndërmjet Mançester Junajtid dhe Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që citonte: "Të mërkurën në Romë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, Bamir Topi. Ai do të jetë i ftuar special i presidentit të UEFA-s, Mishel Platini. Kjo ftesë që ka mbërritur fizikisht këto ditë në Tiranë, i ishte konfirmuar Presidentit Topi gjatë vizitës që z. Platini zhvilloi në nëntor 2008 në Shqipëri". Në tribunën kryesore, përveç kreut të shtetit shqiptar, do të qëndrojnë edhe shumë personalitete nga Evropa, mes të cilëve Mbreti Huan Karlos i Spanjës e Kryeministri anglez, Gordon Braun.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›