E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve-Diego, zyrtare: "E doja këtë klub"

Juventusi ka zyrtarizuar blerjen e Diegos nga Verder Bremeni. Mesfushori brazilian ka firmosur kontratë 5-vjeçare, që do ta lidhë me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2014. Lojtari ka kushtuar 24.5 milionë euro, plus 2.5 milionë euro në bazë të rezultateve të arritura. Menjëherë pas firmës, 24-vjeçari tha: "Jam entuziast për këtë marrëveshje dhe ndihem krenar që u bëra pjesë e një klubi kaq prestigjioz. Pas eksperiencave në Portugali dhe Gjermani, mund të mat forcat në një kampionat shumë të vështirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›